Vila “Taringa”

Arkitekt : Loucas Zahos Architects
Vendodhja : Brisbane, Australia
Siperfaqja: 509 m2

15
Vila Taringa , si origjinë ka qënë shtëpia e një punëtori me katër dhoma. Është e vendosur në Stanley Tarrace, një rrugë tradicionalisht e drejtë me karakter banimi, në pjesën e brëndshme të Brisbanes perëndimore. Nga ana topografike , rruga ndjek linjën rigjide të zonës. Siti del jashtë rrugës, duke rrëshqitur deri në anë. Ky kufij i pasëm është i kufizuar me një gji dhe i rreshtuar me vegjetacion Sub- Tropikal.


Koncepti

Programi, i drejtuar nga dëshira për të akomoduar shumicën e aktiviteteve familjare në brëndësi të hapesirës, ka gjeneruar dy forma kontrastuese të ndërtesës , të përcaktuara në këtë tekst si “e vjetra” dhe ” e reja”. Nga ana programatike, shtëpia e vjetër funksionon si hyrje nga niveli i rrugës, gjithashtu duke akomoduar një dhome miqsh, nyje higjeno sanitare dhe shtrirje te hapësirave ditore. Shtesa “e re” është berthama e jetës së përditshme në këtë shtëpi. Përmban kuzhinën, zonën kryesore të jetesës, ngrënien dhe nyje higjeno sanitare. Shtëpia ekzistuese dhe shtesa janë të artikuluara si identitete të ndara. Shtëpia përmban rolin e saj kryesor teksa i drejtohet rrugës dhe njësohet me teksturën urbane. Shtesa përballet me pjesën e pasme te sitit dhe celebron peisazhin. Funksionet e të vjetrës dhe të resë qendrojnë të ndara; publikja dhe privatja, rruga dhe oborri i pasëm; vizitorët dhe familja; hyrja dhe jetesa. Shtepia i ruan pjesën më të madhe te detajeve, në një kohë që shtesa në formë është kontemporane, e cila nuk dallohet menjëherë nga rruga.

16

7

2

4

Një prioritet ishte sigurimi i lidhjes midis hapësirës ku jetohet dhe tokës natyrale. Sitet që dalin jashtë rrugës, shpesh të japin mundesitë të futesh në katin përdhe në fillim te sitit, sidoqoftë gjatë kohës që siti pjerrësohet, hyrja shkon më sipër sesa toka natyrore dhe shkëputet nga ajo. Kjo marrdhënie u rregullua nëpërmjet një shkalle të brëndshme, që lidh pikën e hyrjes me hapësirën kryesore të jetesës në pjesën më të ulët. Skema qarkullimit nis si një futje e vogel në hyrje të shtëpisë, dhe më pas hapet për tu bërë pjesë e hapësirës së re. Duke lidhur të dy pjesët të cilat janë në kontrast me njëra tjetrën, qarkullimi i hyrjes krijon një hyrje ceremoniale nga shtëpia ekzistuese në pjesën e sipërme të saj.

3

9

5

6

1

Një element kyc i peisazhit ekzistues është një pemë ekzistuese Jcaranda, pemë e rritur afërsisht në qëndër te sitit. Jacaranda është celebruar si pikë fokusuese e shtesës. Një hapësirë ndejtje me lartësinë e dy kateve e vendosur në qëndër të shtesës, hapet drejt Jacarandës dhe vegjetacionit subtropikal në oborrin e pasëm, duke fshirë kufijtë midis të brëndshmes dhe të jashtmes.

14

Plani -0-
11

Plani -1-
12

Plani -2-
13

10

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Translate »