Truli – Historia e çative konike!

1257-Trulli

Truli (shumës per Trulo), gjenden në jug të Italisë dhe janë ndërtesa të vogla guri të përbera prej një baze rrethore ose katrore mbi të cilën ngrihet një kupol, që njëkohësisht shërben si bazë për kulmin i cili në pjesën më të madhe është një gur i bardhë i gdhendur që i jep elegancë të gjithë ndërtimit.

Truli mendohet se janë ndërtuar rreth shekullit te 14 per akomodimin e punëtoreve, pronareve të vegjel të tokave apo familjeve të vogla që jetonin në zonat rurale.

Cdo ndërtese Truli është e ndërtuar me dorë nga artizan të vecantë. Mjeshteria në ndërtimin e tyre qendron në lidhjen e gurit pa pasur nevojë të asnjë llaci lidhës. Këto ndërtesa kanë mure të trashë guri, catitë kanë dy shtresa të ndryshme guri dhe zhvillohen vetëm në një kat. Mund të gjenden si ndërtesa të vecanta ose të grupuara.

0af80a46fb3951275ece67ef2d1510fb

 

Kulmi

Të gjitha catitë e Truli përfundojnë me kulmin karakteristik. Përgjithësisht keto kulme formohen nga 3 gur që i mbivendosen njeri tjetrit dhe perfundojnë me një sfere. Akoma nuk ka një shpjegim të qartë i përdorimit të këtyre kulmeve por ka disa hipoteza. Disa i atribuojnë këtyre kulmeve vlera magjike, ndërsa të tjerë mendojnë që kanë vetëm funksion zbukurues. Teoria e tretë lidhet me identifikimin e ndërtesave dhe banorëve që jetojnë në to.
ebf5495909f37600319d502d2cab5a56

 

Simbolet

Shenjat misterioze të pikturuara në pjesën ballore të kupoles kanë origjina të ndryshme. Disa janë pagane disa janë kristiane, një menyrë për të treguar origjinën e ndryshme të familjeve që jetonin në to. Disa prej këtyre simboleve të pikturuar i jepen shpjegime të ndryshme si përshembull : mbrojtje e familjes nga syri i keq, nderim i ndonje hyjnie per te korra te mira etj

2efd318dba482942100e84ef8e22100b

 

Interieri

Sipër zonës qëndrore të trulit vendoset gjithmonë depozita e ushqimeve  dhe në disa raste kjo hapsirë mund të përdorej dhe si dhomë fjetjeje për fëmijet. Aksesimi në të bëhej nëpërmjet një shkalle druri. Kuzhina, dhoma e gjumit dhe një banjo ishin ambjentet e tjera që gjendeshin në interierin e një Truli.

trullo-diagram copy

trulli-03

 

Sot

Këto ndërtesa janë ekstremisht kompakte, të adaptueshme dhe të projektuara në përputhje me klimen e vendit e cila është e nxehtë dhe e thatë. Truli mund ti rezistoj temperaturave të larta duke krijuar një interier shumë komod edhe pse të erret si pasojë e mungeses së dritareve. Në zonat e Italisë së Jugut edhe në ditët e sotme kjo formë ndërtimi është e preferueshme si shtëpi pushimesh.

05e47e33b7c1f150a2688280cf722a64

ab02420e666a59681ee0a738c597eccc

trulli-06

Burimi : www.tuttoalberobello.it

Foto : Google.com

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Translate »