Vendodhja : Haarlo, Hollandë
Arkitekt : Leijh,Kappelhof,Seckel Architects
Kisha Evangjelike në Haarlo është transformuar në një loft unik. Koncepti ishte i qartë : izolo, mobilo dhe krijo. Rezultati përfaqëson moton e pronarëve: “Nxirrni fëmijën që keni brënda vetes, qëndroni të pastër dhe eksploroni.”
Volumi prej 1100 m3 nuk është i mbushur plotësisht me dhoma, në mënyrë që të ruhej hapësira e ndërtesës. Të vetmet shtesa arkitektonike janë mezanina në dhomën e relaksit ( divan,krevat dhe dush) dhe në shkallën multifunksionale “Shkallë për tu argëtuar”.
Materialet e përdorura janë funksionalë dhe ekonomike : dysheme betoni, drunjte original të kishës si strukturë mbajtëse e shkallës, kuzhina metalike, xham në lartësi për ndricim, stuko e bardhë dhe disa thekse të kuqë të përzgjedhura me kujdes.
Ky projekt tregon passion, humor, respekt, dashuri dhe kreativitet. Kjo reflektohet qartë në detajet e prodhuara apostafat për të si : lisharësja, shandanët, “dera e parajsës”, “shkalla për tu argëtuar”, cerdhe për zogjtë dhe “delet e humbura” prej druri ne oborr.