Top 10 Website për Arkitektët!

Prej kohësh kam patur dëshirë që të shkruaj një postim mbi website, ose thënë ndryshe për faqet online ku studentet e arkitekturës apo dhe njerëz që janë të lidhur në menyrë direkte ose indirekte me këtë profesion, mund të gjejnë informacione të mira dhe të organizuara në mënyrë të tillë që të jenë të kuptueshme dhe të përdorshme.  Informacioni online është shumë i pasur, por përcaktimi i faqeve që ja vlen për tu ndjekur bëhet i vështirë pikërisht prej këtij fakti. Sigurisht që duhet të dish patjetër ose anglisht ose italisht që të jesh ndjekës i këtyre faqeve, por sbesoj të jetë një problem apo jo? Në këtë postim po ju sjell 10 të parat të cilat ja vlejnë që të ndiqen qoftë për detyra shkolle, qoftë për të qënë “up to date”, me të rejat e fundit që ndodh sot në botë përsa i përket arkitekturës.Ndiqini më poshtë…

1. Archdaily.com

1

Padyshim që i pari që të vjen në mëndje është archdaily, ku mund të gjesh informacione për të gjitha llojet e ndërtesave apo arkitekteve nëpër botë. Eshtë një nga websitet më të mirë për momentin, tërësisht falas, dhe pa kufizime.

2. Deezen.com

 

3

Në përgjithësi është në të njëjtën format si archdaily, por shpeshherë mund të gjesh dhe informacione që nuk i gjen në vende të tjera.

3. Divisare.com

Fullscreen capture 482016 95228 AM.bmp

 

 

4. Architypereview.com

 

4

Funksionon më shumë në formën e një blogu ose të një reviste online. E pasur me informacione dhe të reja të ndryshme nga bota e arkitekturës.

5. Architectmagazine.com

 

5

Gjithashtu funksionon në formën e një blogu. Personalisht më duket mjaft i rrëmujshem në organizimin e informacionit, megjithatë renditet në një burim të mirë informacionesh të reja.

6. Wallpaper.com

7

Një nga websitet e preferuar do të thoja. Ne si blog e ndjekim shumë dhe shpeshherë e përdorim dhe si burim për shumë nga postimet tona. Informacioni i ofruar eshte gjithmonë i azhornuar, dhe në lidhje me të rejat e fundit që ndodh në arkitekture në bote. Eshte totalisht falas dhe cilësia e fotografive është shumë  i mirë.

7. Archello.com

 

6

Futet te websitet që kanë informacione inovative, dhe përzgjedhja është goxha e mirë. Mënyra e organizimit të faqes mendoj që ka vend për tu bërë më e kuptueshme për të gjithë.

 

8. Archilovers.com

 

9

Në të vërtet këtë faqe e ndjekim vetëm nëpermjet facebook, pasi website me duket jo mirë i organizuar dhe i veshtirë për tu kuptuar si funksionon. Eshtë një nga ato faqe që më shumë operon nëpërmjet fotografive sesa artikujve shpjegues apo projekteve të plota.

 

9. Architizer.com

 

8

Informacioni është i shumëllojshëm, duke filluar që nga arkitektura dhe deri te interior design. Website është i ndërtuar në formën e një projekti në dite, pra cdo dite ti mund të gjesh informacione të ndryshme duke patur parasysh  risite e botës së arkitekturës.

 

10. Architecturalrecord.com

 

Të gjithë besoj e njohin si revistë që ka qene në treg prej shumë vitesh. Duke u pershtatur me të rejat e kohës, kjo reviste ka ardhur dhe në formën e saj online. Si në versionin e printuar ashtu dhe online, struktura e artikujve është ruajtur e njejtë dhe informacioni është i plote dhe shumë mirë i shpjeguar.

10

 

Na ndiqni në postimin tjetër për të mësuar website të tjerë ku mund edhe të shkarkoni materiale .dwg, te lexoni revista online, apo të mësoni më shumë për interior design dhe cdo gje rreth botës së arredimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Translate »