Emri : TID Tower Albania
Vendodhja: Rr.Abdi Toptani, Tiranë
Sipërmarrësi: T.I.D shpk, AGNA Investitor shpk
Projektuesi: 51N4E (http://www.51n4e.com)
Sipërfaqe: 46.000 m2 (28 kate, 4 nëntokësore , 85 m lartësi)Funksioni: Zyra Biznesi, Hotel , Banim..etj
Gjëndja: Në ndërtim
Vlera: ~50.000.000 €
Tashmë është bërë e pamundur të kalosh rrugëve të Tiranës dhe të mos të zëri syri këtë kullën e madhe që është vendosur menjëherë pas ndërtesës së Bashkisë së Tiranës në qendër të kryeqytetit. Kulla është më e larta që është ndërtuar ndonjeherë në territoret Shqiptare, plot 85 metër e lartë dhe është pjesë e masterplanit ambicioz të ri për qytetin, i cili dëshiron të bëjë rreth dhjetë kulla në të gjithë territorin e qendrës.
Ashtu si cdo gjë e madhe dhe e rëndësishme, kjo ndërtesë “monstruoze” nuk mund të mos i ndante shqiptarët në dy reagime të ndryshme ekstreme. Një pjesë e shoqerisë e shohin si një ndërtesë të vecantë që na sjell më afër me standartet e kryeqyteteve europiane ndërsa pala tjetër e sheh si një “atentat” që i është bërë qëndrës së qytetit dhe arkitekturës shqiptare në përgjithësi. Reagimet kanë qënë te shumta dhe të shumëllojshme nëpër të gjitha portalet e medias së shkruar dhe televizive por tashmë kjo ndërtesë është një realitet i pakthyeshem.
Kjo ndërtesë i ka fillimet në vitet 2007 dhe tashmë është drejt përfundimit. Duke filluar si elips dhe përfunduar si një drejtkëndësh, ndërtesa ka një formë të thjeshtë e cila kap plotësisht dritën mesdhetare të Tiranës dhe gjeneron një gamë të gjerë të hijeve.
Ajo përbëhet nga 24 kate dhe 4 kate nëntokësorë me 370 hapësira parkimi të dizajnuara vetëm për ndërtesën. Po aq i rëndësishëm sa silueti i ndërtesës është edhe baza e kullës. Baza është e organizuar rreth një galerie të hapur qëndrore.
Plani i katit përdhe – Baza e Kullës.
Një nga cepat e bazës është prerë si pasojë e ruajtjes së varrit të Sulejman Pashes, I cili gjendet aty prej shume vitesh. Kjo ndërthurje midis historis së qytetit të Tiranës dhe asaj që po ndërtohet tashmë rezulton një kombinim grotesk por gjithsesi moment interesant urban.
I pëlqen apo jo kjo ndërtesë dhe ajo cka po ndodh me arkitekturën në këtë vend shqiptarëve, ju si mendoni?
Pingback: Tirana dhe/ose Arkitektura! | 00-A New Architecture Code