Në momentin e parë që hyn në lokal ndihet era e luleve të limonit të sapo çeluara. Oborri i mbuluar nga pemët dhe lulet, ngjyra e bardhë mbizoteruese në ambient, materiali i lënë posaçerisht të ndryshket në kohë, të bëjnë të ndihesh si në ndonjë vilë italiane të viteve 20. Abazhurët janë vintage, piktura e gdhëndura në celik me figura egjiptiane, të cilat ndricojnë natën, abazhurët prej celiku “handmade” dhe prej plastike me ngjyra të ngrohta, gjithçka në sintoni me ambjentin.
E njëjta fryme përcillet edhe në interier. Oda – e ideuar si një dhomë ndenje e madhe me oxhak funksional gjatë dimrit, ku spikasin raftet me libra , piktura të vjetra dhe jastëkët e qëndisur dhe të dekoruar.