Të Gatuajmë me Stil

Le ta pranojmë që kuzhina është ambjenti jonë i preferuar, jo vetëm se na pëlqen te hamë ( :p ), por edhe sepse në ditët tona të zhurmshme ky është i vetmi vënd ku mund të mblidhemi me njerëzit e familjes. Ambjenti që dikur përdorej vetëm për shërbime, tashmë është zona multifunksionale e shtëpisë. Për këtë arsye ne kemi menduar tiu frymëzojmë me dhjetë modelet më unike të kuzhinave

1. Kuzhinë Druri
Kuzhina është ë ndricuar nga të gjitha anët me dritë natyrale. Kabujt elektrikë varen në tavan dhe kthehen si elementë dekorues. Banaku metalik kombinohet në mënyrë perfekte me drurin e mobiljeve. E vecanta e kësaj kuzhine është pozicionimi I lavamanit dhe sobës nga ana e ngrënies ( dhe jo nga dritarja).
1
Fotografi : Shinkenchiku-sha

2. Kuzhinë Transparente
Kjo kuzhinë ka një koncept krejtësisht modern. Siguron zgjidhje fleksibël, kualitet, funksionalitet dhe design sipas dëshirë.
2
Fotografi : Studio Pitari

3. Kuzhinë Minimalizte
Rinovimi i shtëpisë historike në Scaiano, na sjell një interier sa kontemporan po aq dhe arkaik ( duke theksuar thjeshtësinë e mureve të betonit) . Banaku i kuzhinës është vazhdim i shkallëve dhe është vendosur mbi kapakët e drurit.
3
Fotofragi : Hamnes Henz

4. Kuzhinë nën-nivel
Amsterdami është një qytet i mrekullueshëm , por moti nuk është i tillë. Familja që banon në këtë duplex (apartament me dy kate) i kërkoj firmës një ambjent sa më të ndricuar që të ishte e mundur. Arkitektët iu përgjigjën duke vendosur kuzhinën , banjon dhe dhomat në një kullë që ngrihet brënda apartamentit. Kjo lejon hapjen ndaj ambjenteve përreth dhe futjen e dritës. Kuzhina është e zhytur brënda dhe e drejtuar nga dhoma e ndejtjes.
4
Fotografi : Takumi Ota

5. Kuzhinë Dollap
Sfida e këtij projekti ishte ndërtimi I një shtëpie të vogël me një cmim të arsyeshëm. Për këtë arsye kuzhina shërben jo vetëm për gatim , por edhe si bibliotekë.
5
Fotografi: Peter Jurkovic

6. Kuzhinë “Rrëmujë”
Kjo hapësirë e bollshme dhe e thjeshtë kuzhine, i përgjigjet rritjes së kompleksitetit të jetës tonë të përditshme. Designer-I Rainer Spehl ka marrë një dru lisi për kornizën dhe e ka mbuluar me pllakë betony, për të krijuar një kuzhinë që bën detyrën e saj. Ajo ka një lavaman, plitë gatimi dhe hapësirë për depozitim dhe gatim.
6
Fotografi: Achim Hatzius.

7. Kuzhinë Oborr
Për shtëpitë e parafabrikuara na vjen një zgjidhje tjetër. Vendosja e kuzhinës pranë ballkonit, duke zgjeruar sipërfaqen e shfrytëzimit.
7
Fotografi : Brett Rubin

8. Kuzhinë Ndihmëse
Kjo kuzhinë është projektuar posacërisht për tu ardhur në ndihmë të moshuarve dhe njërëzve me aftësi të kufizuara. Ajo ka një kornizë e cila të ndihmon të rregullosh banakun në lartësinë e preferuar, një tub që con ujin aty ku ti do, një grirëse e inkastruar që përdoret dhe më një dorë.
8
Fotografi : Patric Dreier

9. Kuzhinë “Sheshpushim”
Kuzhina e këtij apartamenti është projektuar në hapësirën midis dy kateve , duke shfrytëzuar cdo cm të hapësirës.
9
Fotografi: Stephen Clement

10. Kuzhinë Konsol
Ndalesa e kuzhinës në këtë apartament, ngjason pak me një film sci-fi, ku banaku rri pezull dhe kapet nga njëra anë në murë dhe nga ana tjetër tek një kolonë mermeri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Translate »