Firma Gjermane i29 ka projektuar një shtëpi artisti të quajtur “ Dhoma mbi Çati”- brënda një kulle të vogël. Një sërë artistësh, shkrimtarësh, muzikantësh, arkitektësh dhe dizajnër do të jetojnë dhe punojnë mbi projektet e tyre në këtë hapësirë.
“ Dhoma mbi Çati” kërkon ti ofrojë artistëve një eksperiencë unike, duke sjellë bashkë dy botë në një, duke luajtur me shkallën dhe perceptimin si në universin e Lizës ne Botën e Çudirave. “
“Funksionet janë vendosur mbi njëri tjetrin si një “kabinë jetese” për të përjetuar kullën në nivele të ndryshme. Çdo nivel jep një perspektivë të ndryshme. Aksesorët si teleskopi, karrikja dhe llampa janë të gjitha të bardha për të bërë kontrast me drurin e mobiljeve”
Fotografi : Ewout Huibers
Burim : www.ignant.de