Arkitekti : Lina architekci
Vendodhja : Poznan, Poloni
Shtëpia është transformuar nga nje guaske 140 m2 në një banesë për një cift. Është konceptuar për të shfrytëzuar në mënyrë te zgjuar hapësirën e ngushtë. Kjo duket në dollapet e fshehura , të cilat janë ndërtuar poshtë shkallëve, duke shfrytëzuar hapësira të cilat janë përgjithësisht të papërdorshme. Përdorimi i pasqyrave bëhet për të zmadhuar hapësirën vizualisht. Kërkësa ishte për vendosjen e nje ishulli në mes të kuzhinës, për tiu përshtatur dhe orareve të ngarkuara gjatë javës si dhe relaksit të fundjavës. Pjesa e gatimit është e hapur nga ana e dhomës së ndejtjesë.
Përdorimi i materialeve të ashpra me tonalitete të grisë, kontrastohen nga shirita ngjyrë të verdhë që vazhdojnë sipër.
Dhoma e ndejtjes është dizenjuar me elementë të personalizuar si libraria e madhe dhe oxhaku I vogël. Dhoma e gjumit personalizhet nga një gardarobë e madhe dhe e verdha energjike.
Fotografi: Marcin Ratajczak
Burimi: www.contemporist.com