Të gjithëve na kujtohet ajo shprehja e famshme në shkollë “…dhe në mësim do ngrihet…”, ku në moment ulnim kokën dhe bënim sikur lexonim 😛 Ah ajo dërrasa e zezë sa shumë na ka munduar!
Në ditët e sotme arkitektura na ka sjellë një këndvështrim të ri mbi dërrasën e zezë. Ke ndonjë listë për të bërë? Ke ndonjë shënim për të lënë? Dëshiron të bësh një vizatim të personalizuar? Ia ku na vjen në ndihmë AJO, e cila përdoret si element dekorativ në të gjitha ambjentet dhe mbi të gjitha është shumë e thjeshtë për tu montuar. Mund ta bëjë cdonjëri prej nesh! Në këtë rast vlen shprehja “Dhimbjen ta kthejmë në forcë” 😛 Ne po ju japim disa ide kreative, të tjerat i keni në dorë ju!
1. Në hyrje të shtëpisë
2. Kur punën e merr me vete në shtëpi
3. Kur duam të bejmë listën e pazarit
4. Kur na kujtohet dicka teksa shikojmë televizor
5. Pse mos të dekorojmë dhe tualetin?
6. Kur nuk duam të harrojmë asgjë para gjumit
7. Kur duam ti japim gjallëri dhomës së fëmijëve
Burimi : www.homedit.com
Fotografi: Nga site të ndryshme