Rreth Nesh

Ideja për të patur një faqe interaktive ose ndryshe thënë “blog “ na erdhi sëbashku me shoqen time të ngushtë, që përvecse nja 6 vjet e kusur miqësi, na lidh shumë dhe ajo që quhet “përputhje karakteresh “!
Arkitektura ka qënë shkaku pse ne jemi njohur fillimisht me njëra-tjetrën, dhe kjo faqe nuk mund të kishte tematike tjetër. Arsyeja kryesore e këtij blog-u do të jetë rikthimi I këtij pasioni të madh për arkitekturën, dhe bashkë-komunikimi me njërëz të ndryshëm edhe pse pas ekranit.
Fokusimi do të jetë kryesisht në arkitekturën Shqiptare, për të mbushur ato hapësira informacioni që na mungojnë dhe për të risjelljë ndjeshmërine ndaj asaj që perfaqëson arkitektura në vendin tonë të vogël. Pse jo edhe pak arkitekturë e huaj nuk na ben keq.
Grupime të ndryshme shoqerore do e gjejnë veten më së miri në faqen tonë. Në rradhë të parë do synojmë të jemi një objekt referimi dhe reklamimi për arkitektet e mirëfilltë të vendit tonë por gjithashtu një pjesë të rëndësishme do të zënë edhe studentët, arkitektët e ardhshëm.
Por nuk ka nevojë të jesh domosdoshmërisht arkitekt për t’I hedhur një sy blog-ut tonë. Të gjithë ata që kanë dëshirë të kenë informacion mbi arkitekturën, ose duan të krijojnë gjëra vet pa ndihmën e një arkitekti (DIY – Do It Yourself, se anglishtja është shumë ne mode dhe pse blogu do jetë i gjithë në shqip ) por skanë orientimin e duhur dhe shpjegimet perkatëse, janë të mirëpritur.
Premtojmë që do të dëgjoni shumë për ne .
B & K

4 thoughts on “Rreth Nesh

  1. gmail login

    Hello! My name is Fred Buck and I live in Linton,IN. I have read your blog post about Rreth Nesh | 00-A New Architecture Code and I want to say that I am quite impressed with your professionalism on the subject!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Translate »