Rijetëzimi i Parkut Arkeologjik Orikum

Projekti i rradhës na sjell një këndvështrim tjetër mbi Orikumin, zonë të cilën e njohim vetëm për plazhin e mrekullueshëm.

Emri: Elirë
Mbiemri : Mançaj
Statusi: Arkitekte
Në kohën e lirë… : e lirë jam…kohë të lirë s’kam
Pas 10 vitesh…: me siguri diku duke bërë arkitekturë me pasion
Arkitekti i preferuar : Zaha Hadid, Tadao Ando, Jean Nouvel
Tema e projektit: Rijetëzimi i Parkut Arkeologjik Orikum, Vlorë
Vendodhja : Orikum, Vlorë
Udhëheqës : Prof.Asoc.Dr. Florian Nepravishta

Disa fjalë mbi projektin :

Kodra e Paleokastrës fsheh rrënojat e qytetit të vjetër greko-romak themeluar në shek. VI para Krishtit nga Eubeasit, shtrihet në skajin jugperëndimor të gjirit të Vlorës dhe përfshihet aktualisht në kufirin e Bazës Ushtarake të Pashalimanit. Parku Arkeologjik Orikum mbart ngjarje të rëndësishme historike nga Lufta Civile midis Çezarit e Pompeut e deri te gjurmët e Luftës së Ftohtë dhe marrëdhënieve të acaruara midis Shqipërisë e Rusisë në vitet ‘60. Krahas vlerave historike, zona mbart edhe shumë vlera natyrore, kulturore, peizazhistike dhe pika me atraksion të madh turistik.

Objektivi i kësaj teme është rijetëzimi i Parkut Arkeologjik dhe Natyror, ruajtja dhe promovimi i vlerave të zonës, gjenerimi i njerëzve në zone, zhvillimit i turizmit, ekonimisë dhe kulturës, objektiva të cilat kërkojne nje ndëryrje strategjike. Parku Arkeologjik Orikum ka potenciale për zhvilluar gjithë zonën, për shkak të grumbullimit në të të shumë elementëve, që lidhen jo vetëm me historinë, por edhe me natyrën, botën nënujore dhe shumëllojshmërinë e florës dhe faunës.

Arsyet për zgjedhjen e kësaj teme, lidhen së pari me lidhjen e ngushtë shpirtërore me natyrën, kompleksitetin e problematikave që përfshin zona e ndërhyrjes si dhe dëshirën për ta bërë arkitekturën pjesë të natyrës, e cila shkrihet, duke u bërë një me të, qetësisht. Si pasojë, unë besoj në potencialin e këtij parku për t’u shndërruar në një pike atraktive turistike nëpermjet ndërhyrjeve të kuruara arkitektonike. Lidhja e ngushtë emocionale me peizazhin e kësaj zone, me bukuritë natyrore, me perëndimin, me siluetat e kodrave të gadishullit të Karaburunit dhe Sazanit të ngulitura thellë në kujtesën time, më sjellin të ky vend dhe për më tepër më shtojnë dëshirën për të kontribuar në përmirësimin e imazhit të këtij vendit ku jam rritur, çka përbëjnë dhe arsyet që më shtyjnë për të punuar mbi këtë temë.

Ndërhyrjet që mund të propozohen në zonë kërkojnë së pari një analize të thellë të vlerave të zonës, historisë së saj dhe vendeve më interesante për tu vizituar, analizë e cila do të na paraqiste edhe problematikat e zones. Ndërhyrjet do të jenë pjesë e një plani strategjik dhe afatgjatë, që së pari sygjeron rigjenerimin dhe restaurimin e zonave të dëmtuara, rivlerësimin e vlerave historike dhe kulturore nëpërmjet gjenerimi të itenerareve turistike, konceptuar në nivel urban dhe arkitektonik.

Krahas nderhyrjeve në nivel urban, propozohet edhe ndërhyrja në shkallë më të vogël për të dokumentuar gjithë vlerat historike të zonës nëpërmjet Muzeut Historik të Orikumit. Propozimi ka pritshmërinë e vendosjes së strukturës në harmoni me natyrën, duke stimuluar qetësinë shpirtërore në zemër të natyrës e njëkohësisht duke shërbyer si një vend frymëzimi, informimi dhe argëtimi.

Ac

bc

cc

dc

ec

Fc

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Translate »