Sigurisht nuk mund të mungonim edhe këtë vit në Bienalen e Arkitekturës: arkitektë të famshëm, kualitet i lartë, materiale të recikluara nga ekspozitat e një viti më parë.
Në këtë pjesë të parë duam t’iu tregojmë një këndvështrim të përgjithshëm mbi tematikën dhe pavionet e këtij viti.
Kuratori i këtij viti, Alejandro Aravena, është arkitekti i parë nga Kili, i cili ka fituar cmimin e arkitekturës “Pulitzker 2016”. Ai shkruan:
“Edicioni i 15-të i Ekspozitës Internacionale të Arkitekturës ofron një këndvështrim tjetër të sfidave, komplekse dhe të ndryshme që arkitektura has. REPORTING FROM THE FRONT (të raportosh nga fronti), kërkon të dëgjojë ato që paraqesin perspektiva të reja dhe që janë në gjëndje të ndajnë me ne eksperiencën e tyre.
Propozimi jonë është i dyfishtë : nga njëra anë, duam të tregojmë gamën e gjerë të tematikave – arkitektura duhet të japë disa përgjigje, duke i shtuar dimensioneve artistike dhe kulturore që i takojnë ambjentit tonë, ato sociale, politike, ekonomike dhe ambjentale. Nga ana tjetër, duam të evidentojmë faktin që arkitektura përdoret për të dhënë pergjigje në më shumë se një dimension në të njëjtën kohë, dukeu integruar më shumë sektorë, në vënd që të amplifikojë vetëm një.
Duam të insistiojmë në ato shëmbuj të cilët duke evituar tendecat e modës, i rezistojnë tentativave për zbukurime të tepërta. Donim të krijonim një masë arkitektësh kritikë, të cilët janë në kërkim të një infinit pa kohë.”
Pavioni i Pergjithshëm, i pozicionuar në Arsenale, na sjell pas në kohën kur përdornim materialet bazike për ndërtim.
Kulla TID në Tiranë, është prezantuar në Bienale, si shprehje e potencialit që ka arkitektura për të asistuar në transformime sociale dhe kulturore.
NEUBAU
Migrimi nga rrethinat në qytete të mëdha, kërkon ndërtimin e zonave masive të banimit.
LightScapes
Rrezet e e dukshme të dritës quhen “Rreze Krepuskulare”, ose shprehur në mënyrë më romantike “Shkallët e Engjëjve”.
Reciklimi dhe Teknologia përballë njëra-tjetrës
Fragmente nga jeta e apartamenteve
Arkitekti Peter Zumthor, surprizoi këtë vit me një program krejt ndryshe. Në vënd të paraqëse projektet, ka ndërtuar një “podium” dy katësh, ku shfaqen pëlhura artizanale shumëngjyrëshe.
Burimi: www.biennalevenezia.com
Fotografi: 00-a.al