Vendodhja: Weil am Rhein, Gjermani
Arkitekt: Zaha Hadid
Viti i projektit: 1993
Afërsisht një dekadë nga zjarri i rënë në 1981, kompania kërkonte një arkitekt për të ndërtuar një stacion zjarrëfikse per kampusin Vitra. E përfunduar në 1991, kjo ndërtesë shënon projektin e parë të realizuar të Zaha Hadid, i cili do lanconte emrin dhe stilin e saj në arenën ndërkombëtare.
Qëndra Vitra përfaqëson gjuhën teorike dekonstruktivist, të cilën Zaha e zhvilloi nëpërmjet pikturave si një mediator konceptual, që lidh marrëdhënien hapësinore dhe volumore. Qëndra Vitra është një sintezë filozofike dhe arkitektonike e cila krijon një urë midis dizajnit të kampusit dhe ambjentit përreth.
Fotografi: Wojek Gurak