Qendër rehabilitimi për të rinjtë me probleme droge.

Këtë herë vimë tek ju me një projekt tjetër nga një arkitekt i ri i cili trajton një temë shumë delikate. Një nga problemet kryesore prej vitesh është ai i varësisë ndaj drogës sidomos e të rinjve. Do thoni ju ca lidhje ka arkitektura tani me probleme sociale të këtij tipi? Ja qe ka, dhe madje shumë. Por këtë ju ftojme ta zbuloni duke parë projektin  në vijim. Lexim të mbarë…

Emri : Endrid
Mbiemri : Llubani
Statusi: Arkitekt
Në kohën e lirë… : Architecture Dental Assistant 😛
Pas 10 vitesh…:  Taking care for my own business
Arkitekti i preferuar : Toyo Ito, Sanaa architects Rem Koohlaas,

Tema e projektit: QENDER REHABILITIMI DHE FORMIMI, POLIVALENTE PER TE RINJTE ME PROBLEME DROGE -TIRANE

Vendodhja : Ish Kombinati “Josif Pashko” në Njësine  Administrative NR .11 Tiranë
Udhëheqës : Ark.Arben Meksi, Ark.Elton Qepali

 

Qellimi – Dy fjalë nga arkitekti

Në vitet e fundit, shumë institucione kombëtare si dhe ndërkombëtare kanë dhënë alarmin për rritjen e problemeve sociale tek të rinjtë lidhur me kriminalitetin, drogën, alkolin, diskriminimin social në Shqipëri. Të drejtat civile, ekonomike, sociale , kulturore dhe politikave të të rinjve duhen të mbrohen me përparësi nga cdo individ, familje dhe institucion, sepse kemi të bëjmë jo vetëm me qënie njerëzore përgjithësisht të pa mbrojtura, por dhe niveli i sotëm i zhvillimit të tyre fizik e mendor, do të përcaktojë të nesërmen tonë. Strategjia kombëtare ngre disa objektiva e qellime të qarta që kanë të bëjnë me përmirësimin e kushteve dhe të mjediseve që lidhen drejtpërdrejte apo tërthorazi me mësimin dhe formimin e tyre kulturor , me rritjen e nivelit të informacionit,me zhvillimin e shëndetshem, me shlodhjen dhe argëtimin per mirëtrajtimin dhe nxitjen e prirjeve dhe talenteve të të rinjve.

Qendra e rehabilitimit nevojitet për trajtimin psikosocial, këshillimin, rehabilitimin dhe riintegrimin në jetën normale.Qëndra polivalente ofron keshillim, konsulence, mbështetje, asistence në familje, kurse formimi, trajnimi, informacion dhe asistencë për zgjidhjen e situatave të jashtzakonshme.

 

Mbi Projektin…

Njeriu definon hapsirën që jeton, ndërsa hapsira definon aktivitetin e njeriut. Kjo është mënyra se si arkitektura i shërben njeriut dhe krijon hapsirën për trupin dhe për mëndjen e tij.

Trupi eshte qëndra e hapsirës, ku nëpërmjet shqisave ne perceptojmë botën që na rrethon, duke i dhënë ndërteses shkallën njerëzore. Por a kanë perdorur arkitektet gjithmonë njeriun si modul për të projektuar ndërtesat e tyre? A ka krijuar ai në të vërtetë hapsira për mirëqenien e njeriut , apo vetëm për arsye estetike dhe praktike?

Kjo temë nënvizon rëndesinë e ambjentit që na rrethon në mirëqenien tonë dhe shëndetin, dhe mundohet të tregojë nëpërmjet shëmbujve konkrete, që hapsira bën të mundur që ta shtyjë mëndjen për të prodhuar shëndet ose sëmundje. Nëpërmjet  teorive , duke sjelle argumenta dhe ide që na bën që të mendojmë seriozisht për kualitetin e hapsirave që definojnë jetën tonë.

Duke studiuar këto problematika rreth hapsirës, qellimi kryesor është që të mbledhim informacion për perceptimin e hapsirës që na rrethon nga një kendveshtrim teorik dhe psikologjik. Do të eksplorojmë se si keto teori mund të “merren “per tu përmirësuar në mënyrë që të ndërtojmë një mjedis me kualitet për njerëzit.

Nuk ka pasur shumë hulumtime në këtë temë, edhe pse rrënjët e shërimit metafizik kthehemi në antikitet, përmes teorive mbi fuqinë e zotat dhe energjitë, të cilat janë zbatuar në ndërtesat monumentale të ndërtuara për meditim dhe shërim. Arkitektura ka qenë gjithmonë e afruar nga një pikë racional të mendimit, si diçka  dukshëm, diçka që është krijuar vetëm për qëllime fizik per të dhënë strehim. Hipoteza e esenë e tij, është që pas krijimit të arkitekturës qëndron një subjekt shumë të thellë, një të tillë që është i aftë për të gjeneruar emocionet dhe ndjenjat që kanë një ndikim të madh në disponimin tonë dhe për pasojë në shëndetin tonë.

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

Njeriu definon hapsirën që jeton, ndërsa hapsira definon aktivitetin e njeriut. Kjo është mënyra se si arkitektura i shërben njeriut dhe krijon hapsirën për trupin dhe për mëndjen e tij.

2 thoughts on “Qendër rehabilitimi për të rinjtë me probleme droge.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Translate »