Qendër Rehabilitimi për të Mitur dhe të Rinj në Konflikt me Krimin

Emri: Xhire
Mbiemri: Kupi
Statusi: Arkitekte, në kërkim të një pune.
Në kohën e lirë: Shkruaj poezi, lexoj, vizatoj ose merrem me gjëra handmade
Pas 10vitesh…: Në Londer, do kem bërë një master tjetër atje dhe punoj për një zyrë arkitekture… kam një jetë të qetë dhe një gocë të vogël me emrin Zoha
Arkitekti i preferuar: ARKITEKTURA, cdo gjë e ndërtuar ka nje vlerë…ka një pse…është nisje për dicka në arkitekture
Tema e projektit: Qendër Rehabilitimi për të Mitur dhe të Rinj në Konflikt me Krimin.
Vendodhja: Farkë.
Udheheqes Dr. Marsida TUXHARI.

Përshkrim i shkurtër
Problemet sociale të vendit tonë janë të shumta por një ndër problemet themelore janë fëmijët dhe të drejtat e tyre duke qenë se ato janë baza e shoqërisë. Cdo shoqëri ka nevojë për të gjithë individët e saj që të zhvillohet. Një prej segmenteve më kritike përbëhet nga fëmijët dhe të rinjtë e inkriminuar.
Sot një pjesë e këtyre fëmijëve priten nga një institucion I vendosur në Kavajë, ndërsa pjesa tjetër e të dënuarve vendosen në dhoma speciale në burgje pa marë trajtimin e duhur dhe të merituar.
Zgjidhja më e mirë për një vend si ne, duke ju referuar shembujve të tjerë nëpër botë, janë Qendrat e Rehabilitimit janë institucionet që I’u vijnë në ndihmë këtyre fëmijëve. Fëmijët janë të grupmoshave nga 14-18 vjecnjohur nga Ligji si të “mitur”, të gjinisë mashkullore.
Përvec problemit social qendra të tilla mbartin me vete dhe problem urbanistike, për vendosjen dhe pozicionimin e tyre në qytet, si dhe arkitektonike per vetë funksionimin e objektit dhe impaktin në natyrë dheambientin përrreth.
Tirana është një qytet në zhvillim, i cili po zgjerohet me një shpejtësi marramendëse. Sigurisht, në këtë proces të gjatë evolucioni, sa urbanistik po aq edhe social, qyteti vetë është shtresëzuar.
Planet e vazhdueshme rregulluese kanë theksuar këtë egocenticitet të qytetit, gjithmonë me tentativa për të krijuar lidhje me pjesët e tjera të tij. Duke u bazuar në këtë pikë të rëndësishme të synimit të planit, periferia shihet si një rreth me vlerë për zhvillimin e një projekti, për të inkurajuar eksperiencën kolektive dhe bashkimin mes individëve dhe vetë natyrës me njeriun.
Duke filluar nga qëllimi më i thjeshtë- mungesa e një qendre rehabilitimi per te fëmijë dhe të rinj ne konflikt me krimin dhe qëllimit për projektimin e një objekti sa më miqësorë me natyrën (projektim ambiental) , mbështetur dhe ne nevojat e qendrave te tilla zgjedh Farkën si pozicionin më strategjik dhe më optimal për zhvillimin e projektit.
Procesi I punës përfshin studimin nga literature të histories dhe tipologjisë së zhvillimit dhe funksionimit të qendrave të rehabilitimit për te mitur dhe të rinj në konflikt me krimin, ngritja e nje koncepti dhe skeme funksionale për perbushjen e nevojave duke u bazuar në parimet e projektimit ambiental dhe shfrytezimin e materialëve dhe potencialeve të zonës për projektimin e objektit.
Detyra themelore e projektimit do të jetë përdorimi maksimal I burimeve natyrore dhe sistemeve të ndryshme pasive për përfitime energjitike. Përvec plotësimit të nevojave themelore të individit , qëllim në vetvete është dhe zhvillimi I një projekti të qëndrueshem dhe miqësorë me natyrën

Adobe Photoshop PDF

Adobe Photoshop PDF

  • All Rights Reserved to Xhire Kupi and 00- A.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Translate »