Qënder rehabilitimi dhe përkujdesi shoqëror për moshën e tretë

Strukturat e përshtatshme për kujdesin ndaj moshës së tretë të popullsisë, ndryshe thënë gjyshërve tanë, në vëndin tonë është pothuajse inekzistent! Termi ” Azil”, është një term që është sinonim i braktisjes, mospërkujdesjes, dhe kushteve të keqija të jetesës në fund të jetës për këtë grup shoqeror. Megjithatë vijnë student si, studentja e sotme që temën e diplomes ja kushtojnë pikërisht këtij grupi, dhe ku termi ” Azil” merr një dimension tjetër dhe ndoshta ndryshon dhe botekuptimi mbi të. Ky projekt është për tu përgezuar dhe ne ju ftojmë që ta ndiqni më poshtë për të kuptuar dicka më shumë.

 

Emri:Ira
Mbiemri: Bushi
Statusi: Arkitekte
Ne kohen e lire: Ushtroj dy pasionet e mia ,që fatkeqesisht i zbulova pas arkitekturës (shaka, efekti post-diplomim ky 😛 ) : Gatimi dhe bio natural healthcare masks.
Pas 10 vitesh: Nuk më pelqejnë planet afatgjata, shpresoj të jem duke projektuar në studion time.
Arkitekti i preferuar: Jean Nouvel!
Tema e projektit: Qëndër Rehabilitimi dhe Përkujdesi Shoqeror për moshën e tretë
Vendodhja:Liqeni i Thatë / Tiranë
Udheheqesi : Ark. Daniel QAMO
Qellimi i temës:
Tema është zgjedhur jo vetëm për arsye emocionale karshi kësaj grupmoshe njerëzish, por bazuar edhe në statistika dhe analiza që i përkasin jetesës së moshes së tretë në Tiranë.

Qellimi i këtij projekti, është krijimi i një qëndre multifunksionale dedikuar moshës së tretë të popullsisë. Rehabilitimi dhe përkujdesi shoqeror për këtë grupmoshë, në realitetin ku ne jetojmë, është i lenë në hije. Me anë të këtij projekti, i jepet vëmëndje kujdesit, argëtimit dhe socializimit të të moshuarve gjatë viteve në të cilat supozohet që ata të jetojnë dhe marrin frytet e një jetë të tërë. Vet tema e projektit,e përmbledh programin dhe qellimin e kësaj pune. Si detyrë ka qenë, heqja e konceptit të azilit, si një vend braktisje dhe harrimi ku te moshuarit ndihen të vetmuar. Duke funksionuar si një qender multifunksionale, qëndra do të ketë frekuentueshmeri nga grupmosha të ndryshme, pasi në program janë përfshirë funksione të cilat e bëjnë integritetin e cdo grupmoshe pjesë të jetueshmerisë së saj.​

poster diplome 1a

poster diplome 1b

poster diplome 2a

poster diplome 2b

poster diplome 3a

poster diplome 3b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Translate »