Photo EXPO 2015

Cfarë ndodh kur një grup të rinjsh të talentuar marrin përsipër të vizitojnë bregdetin tonë të bukur dhe tja prezantojnë atë të gjithë komunitetit në menyrën më të mirë që ata dinë: – Sipas pikeveshtrimit të tyre dhe aparateve të tyre amatore. Photo Expo është aktiviteti që keta të rinj pjesmarrës kanë organizuar si një ‘grand finale’ e punës së tyre disa mujore në eksplorimin, njohjen dhe ekspozimin e një nga pikave më të forta të vendit tonë, bregdetit.

Ndiqni përjetimin e Eduinës, në pjesmarrjen e saj në Photo Expo 2015!

 

Nga Eduina…

…Të qënit pjesë e një udhetimi të gjatë 3 muaj nëpër Shqipëri të bën medoemos të dashurohesh me mrekullite që ofron. Ishte fati ynë, që u përzgjodhëm për punen më të bukur, si pjesë e administratës shtetërore përkohësisht dhe me mundesinë e artë për të studiuar e analizuar bregdetin shqiptar. Si pjesë e kësaj praktike, lindi natyrshem dëshira për të ekspozuar atë që sytë tanë panë por që jo cdokujt i jepet mundësia ta shoh. Një reklamë e natyrshme e bregdetit shqiptar, ardhur nga aparatet modese të studenteve shqiptare, e papërpunuar, e bukur dhe e zhurmshme sic është dhe natyra jonë. Qellimi kryesor i ekspozites ishte peisazhi, me gjithë perkufizimin e vet. U soll në formën e një konkursi në menyrë që të kishim edhe pjesëmarrje nga të tjere te apasionuar pas fotografisë. Qellimi ishte të afronim sa më shumë njerëzit me projektet që do të nderrmernim nepër bregdet dhe u arrit sepse pjesemarrja dhe kurioziteti ishte gjithmone në rritje. Më shumë se emri i agjensisë qe e organizonte, nen petkun e së cilës ishim edhe ne, besoj se ishte talente i fotografuesve amatore ai protagonisti në ketë ekspozitë. Do të mbetet nje kujtim i bukur, si nje nga ekspozitat e pakta amatore të perqendruara tek peisazhi i bregdetit Shqiptar.

12243963_697899283643151_45402952_n

12243720_697898813643198_789213321_n

12243631_697898670309879_537073003_n

12227860_697898616976551_1556127294_o

12214205_697900270309719_757749268_o

12227336_697899766976436_424205001_o

12228025_697900176976395_115965725_o

12231324_697899810309765_1353575580_n

12233580_697899183643161_88132925_n

12235567_697899010309845_1086271652_o

12235624_697899600309786_1068818983_o

12235682_697899993643080_888296680_o

12236424_697900486976364_1025341156_o

12244129_697899500309796_1989737485_n

12250567_697901283642951_1354404992_o

12250773_697901046976308_771443221_o

Foto: Eduina Zekaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Translate »