Përmirësimi i Waterfront-it të Sarandës

Nuk besoj se ka ndonjë që të paktën një herë në jetë të mos ketë kaluar pushimet në Sarandë! Ata që kanë qenë, domosdoshmërisht janë hasur me gjithë vështiresitë e infrastukturës dhe shërbimit, që bie ndesh me pasuritë e mëdha që ka Saranda si qytet i rëndësishëm turistik. Ja pra ku vjen një zgjidhje!

Tema e mëposhtme sjellë një propozim shumë interesantë për përmirësimin dhe rivitalizimit të të gjithë waterfrontit (vijës bregdetare) të qytetit të Sarandës. Vlen për tu theksuar që ky propozim që po ju paraqesim është një nga punimet më të mira që kemi hasur  ndonjëherë në diplomat e studenteve të urbanistikës, pranë fakultetit të arkitekturës në Tiranë. Ju ftojmë të kënaqni sytë në vazhdim :p

 

 

Emri: Alba

Mbiemri : Zoto

Statusi: Urbaniste, arkitekte peisazhi.

Në kohën e lirë… : nuk kam!

Pas 10 vitesh…: Duke studiuar universin.

Arkitekti i preferuar : Richard Meier, Zaha Hadid.

Tema e projektit: Përmirësimi i Waterfrontit të Sarandës.

Vendodhja : Sarandë.

Udhëheqës :Ark. Engjell Dhrami.

 

Përshkrim i shkurtër

Saranda është një qendër e rëndësishme turistike në Shqipëri. Ajo tërheq një numër të madh turistësh çdo sezon por edhe gjatë vitit. Propozimi për rivitalizimin dhe ristrukturimin e waterfrontit të Sarandës bazohet në një qasje të orientuar drejt kontekstit ekzistues, i cili përcakton nevojën për të ndërthurur karakteristikat gjeografike, natyrore, kulturore me ato urbane. Njohja dhe rivlerësimi i kontekstit ekzistues shihet si një instrument i integrimit të qytetit të Sarandës në rrjetet e itinerarëve turistikë, që e vizualizojnë Sarandën si një ndër qytetet konkurues në termat e vlerave kulturore dhe mjedisore ndaj qyteteve bregdetare të Mesdheut. Përsa i përket florës dhe faunës, Saranda është e njohur për burimet e saj natyrore, biodiverstitetit të pasur dhe relievit karakteristik kodrinor i cili siguron një pamje peisazhistike të qytetit. Nga pikëpamja kulturore, Saranda mbart një tërësi pasurish kulturore të trashëguara nga e kaluara, si Kalaja e Lëkursit dhe Butrinti.

Shëtitorja përgjatë Waterfrontit të Sarandës, përbën një prej pikave kyç të qytetit, dhe si e tillë do të jetë tema qendrore e projektit të përmirësimit të Waterfrontit të Sarandës.

Duke marrë parasysh se ajo dallohet si një zonë këmbësore dhe rekreative që përballet me hapësira të pabanuara të qytetit, aty mund të gjenerohen koncepte origjinale dhe vizionare të cilat synojnë transformimin e gjithë eksperiencës së këmbësorëvë në shëtitore.

Si një ambient i jashtëm vital, ai mund të kthehet në vendin më tërheqës për rezidentët e të gjitha moshave të zonës si dhe për turistët dhe vizitorët nga e gjithë bota. Me një mozaik të mirëintegruar të peisazhit, strukturave të lehta, artit dhe ndriçimit mund të arrihet t’i kthehet zonës potenciali i saj turistik.

Sheshi i ndërtimit

Zona e waterfrontit përfshin një vijë bregdetare prej 1.5 km të përbërë nga shëtitorja ekzistuese e Sarandës dhe zonat rreth e rrotull saj duke pasur parasysh dhe projektet e Bashkisë së Sarandës për zhvillimin turistik të qytetit.

Natyra e ndërhyrjes

Natyra e ndërhyrjes do të jetë përmirësim urban dhe do të bazohet në përmirësimin e rrjetit infrastrukturor dhe hapësinor në zonë, në krijimin e poleve të reja kulturore dhe sociale,etj.

Në varësi të zonës dhe karakterit të saj do të ndryshojë dhe mënyra e ndërhyrjes. Zona e shëtitores do të trajtohet kryesisht në aspektet e landscape design (arkitekturës së peisazhit) me ndërhyrje të lehta dhe të lëvizshme, ndërkohë që zona përreth kërkon një ndërhyrje të një karakteri më të fortë. Kjo zonë si pasojë e ndërtimeve pa një planifikim tërësor, është shëndrruar në një zonë që nuk mund të shfrytëzohet nga publiku i gjerë, ku mungon infrastruktura, shërbimet publike dhe hapësirat e hapura për turistët. Gjatë implementimit të dezajnit duhet pasur parasysh unifikimi i elementëve përbërës të waterfrontit, lidhja e vazhdueshme vizuale me detin dhe vazhdimësia pa pengesa fizike përmes segmentit ujor.

Pritshmëritë

•Cilësia e zonave të këmbësorëve dhe kapaciteti i tyre për të lejuar arritshmërinë dhe nxitjen e
integrimit më të mirë me zonat përreth;

Cilësia e hapësirave të hapura për aktivitete publike në marrëdhënie me shfrytëzimin e materialeve lokale;

•Cilësia e përgjithshme urbane dhe e peizazhit, dizajnit të projektit, duke marrë parasysh në të njëjtën kohë, të dy funksionalitetin e hapësirës dhe shpërndarjen organizative, cilësi estetike dhe vlera simbolike;

•Cilësia e rrjetit infrastrukturor dhe integrimi i tij me rrjetin ekzistues.

•Ndërtesa për kapacitetin lokal.

•Aktivizimi i zonës për përfitime publike.

POSTER1.1

POSTER1.2

POSTER1.3

POSTER1.4

POSTER1.5

POSTER 2.1

POSTER 2.2

POSTER 2.3

POSTER 2.4

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Translate »