Sa herë që mobilojmë një shtëpi dhe mendojmë për pasqyrën na vjen ndërmënd pozicioni standart në tualet ose në dhomën e gjumit ( mundësisht brënda dollapit të rrobave). Ne jemi këtu për t’iu thënë që pasqyra nuk ka pse të bëhet “shoqe e ngushtë” vetëm më tualetin, por ka mënyra të tjera për t’i përdorur. Ato krijojnë iluzionin e një hapësire më të madhe (mbajeni vath në vesh këtë), aty ku kemi pak m2.
1.Në hapësirën e ndejtjes
Nuk e keni vendosur akoma se si do e mbushni atë faqen bosh në dhomë? Hiqni dorë nga pikturat standarte dhe vendosni një pasqyrë.
2.Dekoracion në sintoni me kornizat
“Muret Galeri” janë të mbushura me fotografi, korniza me tekstura të ndryshme. Një pasqyrë e vogël midis tyre do krijontë një atmosferë tjetër.
3.Mbi lavaman
Le ta pranojmë që larja e pjatave nuk është puna jonë e preferuar, sidomos kur përpara vetes kemi murë. Për këtë arsye vendosja e një pasqyre na lejon ta lehtësojmë këtë dhimbje 😛
4.Në tualet
Mos qëndroni asnjëherë tek pasqyra standarte, kur mund të zgjidhnji një vepër arti , si kjo me sipër, për tualetin tuaj.
5.Në lartësi
Dhomat e larta ndonjehërë na frikësojnë. Vendosja e një pasqyre në lartësi që pasqyron tavanin, na e ngroh dhe zvogelon me shumë ambjentin.
6.Në kuzhinë
Sa e sa herë kemi thëne : “Dua ti bej një ndryshim kuzhinës, por nuk dua të shpenzoj shume!”. Zgjidhjen e keni përpara syve. Hiqni pllakat dhe vendosni nje pasqyrë në të gjithë gjatësinë.
7.Muri Pasqyrë
Kush tha që “Muret Galeri” janë vetëm për foto? Jo për ne! Fillo koleksiono të gjithë pasqyrat e vogla që mund te gjesh dhe krijo një galeri pasqyrash.
8.Mobilja Pasqyrë
Trendy më i ri i kohëve të fundit është vendosja e pasqyrës si mobilje. Mund t’iu duket e cuditëshme, por ju premtojmë që do ketë shumë impakt.
9.Oborri i Pasqyrave
Nëse keni një kënd tuajin të preferuar në oborr, vendosni aty një pasqyrë ose disa të varura në pemë. Do të krijojë iluzionin e disa hapësirave.
10.Kompozimi DIY
Ndoshta e keni kaluar buxhetin për rregullimin e apartamentit tuaj dhe nuk harxhoni dot me pasqyra të mëdha. Ne ju propozojmë të blini disa të vogla dhe ti kompozoni bashkë.
Burimi: www.homedit.com