Padam Cocktail Bar – Diell,gjelbërim dhe ngrohtësi

“Padam” – kompozim muzikor. Ngjyrat, materialet, drita lidhen me njëra tjetrën si notat në një pentagram.
Ky kuptim e përmbledh më së miri ndjesinë që të jepet kur hyn në këtë lokal. Oborri i gjelbëruar me ndenjëset shumëngjyrëshe, abazhuret e mëdhenj metalik, integrimi i gjelbërimit,gjithcka ngjason me atmosferën e vilave private në Beverly Hills. Ajo që vihet re në brëndësi është kombinimi i ngrohtë,dominant i ngjyrës së kuqe të kolltuqeve,tullës dhe drurit rustik . Ngjyra e zezë e thyen këtë atmosferë duke u bërë një urë lidhëse midis ambjentit të jashtëm dhe atij të brëndshëm.

DSC_0373

DSC_0366

DSC_0337

DSC_0332

DSC_0341

Banaku , i vendosur në të gjithë lartësinë e murit, është një kompozim ritmik hapësirash, të mbushura me shishe qelqi boshe. Ndricimi ngjyrë vjolet dhe blu i bashkëngjitet këtij ritmi jo simetrik, duke i dhënë nuancat e një panorama qetësie.

DSC_0357

DSC_0343

Një element mjaft interesant është trajtimi i tavanit me xham dhe gjelbërim të varur, i realizuar për të futur dritën natyrale në interier.

DSC_0354

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Translate »