Arkitektë: AKZ Architectura (Artem Vahrin, Katya Zuieva)
Vendodhja : Kiev, Ukraine
Viti i Projektit:2015
Burimi: Wallpaper Magazine
Fotografia © Lesha Yanchenkov
Koncepti kryesor që kanë dashur të përcjellin arkitektet e AKZ Architectura si dhe pronari i barit Orang + Utan është që qyteti është kthyer në një xhungel të re dhe personat që jetojnë në të janë “speciet” e reja që kanë nevojë për një ambjent ku të mbushen me energji.
Pllaka të bardha me fuga të zeza janë përdorur në të gjithë ambjentin e barit dhe oaze të gjelbërta evidentojnë pjesë të ndryshme të interierit për të vazhduar me linjen e konceptit të xhunglës.
Vendet për tu ulur janë të vendosura perimetralisht në sipërfaqen prej 60 m2 te barit.
Gjelberimi është pika kryesore e fokusit në interier dhe kontrasti që ai jep është dhe vecantia e këtij interieri.
Frutat janë pjesë e konceptit të xhungles dhe ngjyra e tyre është një kontrast tjetër përvec atij të gjelbërimit.
Bari ka nje ngjyrë të bardhë dominuese e cila ka për qellim që të shihet direkt nga dritaret e fasadës kryesore të barit.