Një Hapësirë – Katër Tema

Të projektosh një interier nuk është aspak e lehtë. Sfida më e madhe është kombinimi i një buxheti minimal me një rezultat të kënaqshëm. Ah po edhe të plotësosh me përpikmëri dëshirat e klientit. Hoteli që po ju paraqesim më poshtë e përmbush me përpikmëri trion e artë.

Klienti: Choose Balkans, (Nr. Kontakti: +355 69 880 1181)
Adresa: Bulevardi “Bajram Curri”, përballë ish-ekspozitës “Shqipëria Sot”
Arkitekt: Benida Kraja , (benidakraja@gmail.com)

Për të kthyer një ambjent të hapur zyre në një hotel, gjëja e parë që duhet bërë është ndarja e ambjentit “publik” në hapësira më të vogla intime, ku secila të ketë shërbimet që i nevojiten një personi për tu relaksuar.
Interieri është konceptuar në mënyrë të tillë, që më lojën e ngjyrave dhe materialeve, të përfaqësohen tema të ndryshme nëpër dhoma. Nuk mungojnë edhe elementët DIY (do it yourself), sipër shëmbull pjesa e kokës së krevatit, marrë nga karriket prej druri të shkollave, ose abazhurët, që nuk janë gjë tjetër vecse kavanozë qelqi të kthyer mbrapsht.

1. Dhoma Qytet
Projektuar me ngjyra të forta, letra muri dinamike dhe gjelbërim në ballkon, kjo dhomë përfaqëson jetën e vrullshme të qytetit.

4 - Copy

6 - Copy

2

2. Dhoma Park
Pasi e kaluam gjithë javën në qytet vjen momenti të kalojmë tëk ambjentit i parkut, ku mbizotëron ngjyra e relaksit- e gjelbërta.

9 - Copy

10 - Copy

3. Dhoma Plazh
Në pamundësi për të kaluar një fundjavë në bregdet, ne e sjellim detin këtu me një cader dielli dhe shezlong.

14 - Copy

16 - Copy

4. Dhoma Librari
Nëse nuk keni patur mundësi të lexoni shtypin e ditës, muret e kësaj dhome janë veshur me fletë gazetash dhe libra te varur.

17 - Copy

Rendera prove 1

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Translate »