Hpësirat e lira janë mjaft të mira për një sërë arsyesh. Në zyra ato lehtësojnë bashkëpunimin dhe komunikimin, ndërsa në shtëpi ndricimin dhe fluiditetin e hapësirës. Por si t’ia bëjmë në ato raste kur kemi nevojë për privatësi gjithashtu?
Ne arkitektët preferojmë ta quajmë “Përcaktim Hapësirash”! Me anë të disa metodave ndarëse mund të krijojmë micro ambjente brënda një hapësire të madhe. Më poshtë do ju tregojmë sesi mund ta arrini këte, me metoda më kreative sesa thjesht një murë.
1. Libraritë janë një mnyrë sa tradicionale aq dhe funksionale për të ndarë dy hapësira
2. Nëse nuk doni të humbisni dritën dhe te keni një design të vecantë, litarët janë zgjidhja perfekte
3. Në lokale dhe zyra ku pastrami i ambjentit është i nevojshëm, mund të vendosim ndarëse të integruara me gjelbërim
4. Druri i jep ngrohtësi ambjenteve të ditës
5. Xhami me ngjyrë është një element mjaft interesant për ta bërë më të vecantë ambjentin e punës.
6.Për apartamente më jo-konvencionale përdorimi i figurave gjeometrike është një “must”
Burimi: www.contemporist.com