“NGA NDERTIMET INDIVIDUALE TEK PEISAZHI HISTORIK URBAN” – Arben Biçoku


NGA NDERTIMET INDIVIDUALE TEK PEISAZHI HISTORIK URBAN

Arben Biçoku
Arkitekt

Ruajtja e peisazheve historike urbane është një temë mjaft e rëndësishme në reflektimet e zhvilluesve urbanë. Ka diferencë në sjelljen e tyre nëse ata janë progresive apo konvencionalë, në emër të ruajtjes fizike dhe vizuale të origjinalitetin ose për arsye të zhvillimit ekonomik.

Shkalla dhe intensiteti i raporteve dhe debateve janë një tregues i një gjendje të sëmurë që shkon përtej ndikimit të thjeshtë vizual në këtë çështje. Debati në formë, në fakt, maskon transformimin e thellë dhe të shpejtë të zonave historike urbane të cilat tërheqin spekulatorët e shumtë që veprojnë në fushën e pasurive të patundëshme, kur vlera e tyre është e njohur, duke projektuar konfigurimin gjeometrike të zonave qëndrore, në zemrat e vjetra organike urbane.

10367184_436675283209186_4948921983601752641_n
Lënda e këtij debati është dendësia, layout-i (shtrirja), stili arkitektonik, prezenca e fortë e një infrastrukture të re tashmë.

Memorandumi i Vienës ( WHC, 2005) ka hapur reflektime në integritetin e peizazh urban historik, që është shprehje e një substance shoqërore themelore sa i përket formës urbane, dhe strukturave të ndërtuara.
Nga Rekomandimet e UNESCO-s të vitit 1968 për Pronat Kulturore deri tek Memorandumi i Vjenës i vitit 2005, ne kemi lëvizur nga “pronësia mbi trashëgiminë” në një kontekst të territorit dhe peisazhit. Konceptet origjinale të konservimit, restaurimit dhe ruajtjes i kanë hapur udhë një pranimi të ndryshimit të përhershëm, njohur si një nga traditat e qytetit.
Nëse marrja në konsideratë e qytetit, arkitekturës së tij të brendëshme dhe evoluimi i tij shoqëror korrespondon ngushtë me frymën e maturimit të ngadalshëm të shtresave urbane, rezultatet e projektimit përmes kompjuterit dhe marketingut arkitektonik janë shqetësuese, me tendencën e tyre formale për shkëputje nga e kaluara dhe kërkesën e tyre për të imponuar veten.

Debati për arkitekturën dhe modernitetin, shpesh neglizhon termat urbane si ndryshimet shoqërore, dijet, transmetimi i memorjes vendore, në favor të stilit ndërkombëtar. Megjithëse ky proçes ndodh në mjaft vende sot, ne duhet të dimë që disa prej tyre sillen më mirë se disa të tjera, në raport me ruajtjen e trashëgimisë, për një bashkëekzistencë me materialin ekzistues.

Aktualisht në Shqipëri shohim një kulturë kontradiktore, edhe të ruajtjes së trashëgimisë, por dhe të dëmtimit për hir të interesave spekullative të zhvillimit. Ka tendenca të ruajtjes që shkojnë nga ndërtimi individual tek peisazhi, përmes paraqitjes së instrumentave të veprimit dhe adaptimit të stimujve financiarë, për shembull, për restaurimin e hapsirave të banimit në qendrat historike të qyteteve.

Për të ndërhyrë në qendrat historike të qyteteve, për ti adaptuar ato me nevojat tona të sotme është më treguese mënyra e të menduarit se sa metodologjia.
Koncepti për ruajtjen e vendeve të kujtesës në të cilat projektet e zhvillimit janë të realizueshme përfshin kërkimin, rregulloret planifikuese, të menaxhuara nga autoritetet e qytetit apo ato shtetërore, sikurse dhe paraqitjen e përfitimeve në drejtim të strehimit. Ky koncept, korespondon me trendin në drejtim të politikave të zhvillimit dhe atyre të trashëgimisë.
Ky diskutim sjell në vemendje metodat aktuale dhe praktikën në Shqipëri, duke demostruar që konservimi ose zhvillimi në një sit varet nga bashkëveprimi kompleks i aktorëve të ndryshëm dhe mënyrës së veprimit që shkon përtej instalimit të një zone bufferike (mbrojtëse). Mënyra se si lejet zhvillimore menaxhohen dhe kontrollohen është vetëm njeri aspekt i përtëritjes urbane, arkitektonike dhe shoqërore.

Që në fillimet e tij (1913) shteti i ri shqiptar vendosi rregulla për ndërtesat që paraqisnin vlera. Nga ajo kohë janë inventarizuar mjaft objekte si ndërtesa monument kulture, dhe kanë qenë objekt i mbrotjes, konservimit, restaurimit, në përputhje me gjendjen e tyre fizike si dhe me vlerat që paraqesin.
Arsyetuar në një shkallë globale, dhe parë më tepër si një çështje kulturore se sa si një problem ekonomik, monumentet dhe arkitektura e trashëgimisë nuk konsiderohen më në risk në mjaft vende, megjithëse ne duhet të jemi gjithnjë vigjilentë, dhe idetë tona mund të bien ndesh me shfaqjet teorike tipike për çdo vend, ose me shkollat e mendimit.

12699128_10209079220123661_1558047566_o
Në këtë shkrim kujdesi fokusohet më tepër në mjedisin e ndërtuar rrethues se sa në monumentin në vetvete, në këtë përzjerje shumëngjyrëshe moshash, stilesh, në pamjet e ndryshme që formësojnë peisazhin dhe këto ansamble urbane që i përgjigjen lëvizjeve projektuese, që ndajnë hapsirën, dhe planeve të ndryshme rregulluese në kohë.

Ne kemi lëvizur nga menaxhimi i thjeshtë në një përqasje shumë komplekse në drejtim të mbrojtjes së trashëgimisë. Në avancimin e konceptit të strukturave individuale në tërësinë e peisazhit ne konfrontohemi midis të tjerash me vendet dhe stilet e jetesës. Duke ruajtur dhe valorizuar disa zona të caktuara, në të njëjtën kohë ne njohim dhe transmetojmë vendet e memorieve në diversitetin e tyre të pasur, por marrim gjithashtu parasysh dhe jetën e përditëshme dhe zhvillimin e qytetit. A mundet që menaxhimi dhe instrumentat e veprimit të përshtaten me ndryshimet shoqërore apo thjesht keqkuptohen, konfuzojnë stilet në raport me substancën?
Nga ana tjetër, koordinimi dhe kontrolli nga një ndërtim individual, gjykohen nga një sistem komplek, që nënkupton pjesmarrje me aftësi të një niveli të caktuar.

Trashëgimia e ndryshme, komplekse, apo e zakonëshme, por që ka interesa gjithsesi, sot nuk mund të menaxhohet vetëm si objekt simbolik dhe i jashtëzakonshëm. Përgjatë kohes ne duhet të krijojmë një mënyrë tjeter të të parit të gjërave, një tjetër mënyrë të sjellim me të tjera instrumenta, në një përqasje më globale. Një lexim historik, me një estetikë të vetme dhe me kulturë, nuk është e vetmja mënyrë, sepse megjithëse qyteti është një proces krijimi artistik, ai nuk është vetëm i tillë; dhe sepse nëse qyteti është një proces social, ai nuk është vetëm i tillë.

Ne jemi të vetëdijshëm që në këtë qytet, një akumulim trashëgimie të prekshme dhe jo të prekshme, është e vështirë që të konservohet. Por ne tashmë e dimë që qendrat historike janë de facto strehimi i situatave më të varfrëruara, më të thyeshme, strehë e mjaft të ardhurve. Por nga ana tjeter, qendrat historike mund të gjenerojne zhvillim duke mbledhur shtresat më të pasura e më të kultivuara së bashku.

Rrjedha e kohes ka lejuar maturimin e ngadalshëm të qytetit dhe vendosjen e mekanizmave mbrojtëse, shpesh në përgjigje të ngjarjeve. Disa lidhje të peisazhit historik ose zinxhirit të monumenteve kane fuzionuar/bashkëvepruar, duke krijuar një zonë perimetrale mbrojtëse duke konfrontuar ose kompletuar konceptin e zhvillimit, të padukshëm nga mbrotja.
Megjithëse përgjate kohës konservimi dhe zhvillimi janë në gjendje të lidhin sasioren me cilësoren, ndarja e punës dhe krijimi i profesioneve të shumta ndryshojne zakonet e njerezve.
Arkitekti dhe urbanisti që 25 vjet me parë ishin të lire të zgjidhnin një metodë konservimi ose zhvillimi, tani, më së shumti mund të udhëheqin një ekip me profesione të përziera, zakonisht asgjë më shumë se një ndër ekipet e shumtë që luajnë në skenën e madhe të qyteti.

Shembujt e meposhtëm e ilustrojne këtë ide:

Prishja e Xhamisë së Karapicëve për ti hapur vendin ndërtesës së Bashkisë së Tiranës dhe më pas prishja e kësaj ndërtese për ti lënë vendin ndërtesës së Muzeut Historik Kombetar.
YZzv5tll
Bashkia e Vjetër e Tiranëstirana-e-vjeter2

Muzeu_Historik_Kombetar_Tirane
Muzeu Historik Kombëtar

Prishja e Pazarit të Tiranës për ti hapur vendin Pallati te Kulturës.
Pazari-i-vjeter-i-Tiranes
Pazari i Vjetër i Tiranës

7380489558_a17387130b_b
Pallati i Kulturës

Ideja e prishjes së ndërtesës së Piramidës (e shndërruar dhe në ligj parlamenti) për ti lënë vendin ndërtesës së re të Parlametit të Shqipërisë.
piramida_ditaveres
Ndërtesa e Piramidës

Image converted using ifftoany
Projekti i Parlamentit të Ri

Prishja e ndërtesave të Kinema 17 Nëntorit, Kinema Partizanit, Kinema Republikës (Mileniumit), për ti lënë vendin pallateve shpesh dhe të shëmtuar ose pa vlera të spikatura.
Këto shembuj hedhin dritë në evolucionin e mendimit tonë, apo në daçi skizofrenisë sonë sa i përket trashëgimisë. Ne ndoshta duhet të mendojmë se në cilën anë të mendimit duhet të pozicionohemi.

Sipas Fatos Lubonjës, njeri ndër njerëzit më aktivë n shprehjen e mendimeve mbi këto koncepte:
“… arkitektura dhe urbanistika që kemi ndërtuar këto njëzet vjet flet (për të mos thënë ulëret) për njerëz që nuk dinë të harmonizojnë interesin e ngushtë personal me atë të shoqërisë, oborrin e vogël me oborrin e madh. Ajo flet për njerëz që nuk dinë të kuptojnë, se historia që përmban arkitektura e një qyteti, gjelbërimi i tij, hapësirat publike dhe peizazhi i tij urban rrit atë që quhet “cilësi e jetës” së tyre. Nuk mund të fajësoj tërë qytetarët e Tiranës, por them se sigurisht, po të kishte ekzistuar një kulturë tjetër, horroret që janë bërë nuk do të kishin ndodhur. Por përgjegjëse kryesore, gjithsesi, mbetet një pakicë injorantësh, të babëziturish dhe manipulatorësh që, për të ndërtuar “oborrin”e tyre, kanë shkatërruar qytetin.
Ajo çfarë kemi prodhuar është kaosi, shëmtimi, zhurma, ndotja – jo thjesht në kuptimin fizik, por edhe në kuptimin e gjendjes shpirtërore që të përçon kryeqyteti, të marrëdhënieve negative njerëzore që ai stimulon. Ajo për çka ka nevojë kryeqyteti sot është para së gjithash rikuperimi i çfarë mund të rikuperohet në aspektin e këtyre dëmeve. Urbanistët duhet të bëjnë përpjekjen mbinjerëzore që të krijojnë pak “rend” në këtë kaos, pak harmoni në këtë zhurmë, pak hapësirë në këtë denduri, pak bukuri në këtë shëmtim, pak gjelbërim në këtë çimentifikim dhe jo ta vazhdojnë atë, siç kam sinjale se po duan të bëjnë.” (Plani urbanistik, Lubonja: Një kancer me metastaza. Gazeta SHQIP 21 shtator 2012).

Artan Fuga një tjetër mendimta në terrenin shqiptar hedh tezën e tij: Qyteti është një tenxhere e mbushur me agresivitet që valon.

Arkitekti Edgar Frasheri, nga te paktet zera kritike te ketyre koheve, kur flet per Durresin thote: “Ky … eshte TURP PUBLIK qe duhet ta ndjeje cilido banor i ketij vendi kudo qofte kur degjon te tilla bema… Por me vjen keq se jam lindur ne kete qytet, dhe nje nga aresyet qe jam larguar prej tij, ka qene pikerisht se mu shterren baterite dhe humben shpresat se durrsaket mund te kishin nerv per te mbrojtur identitetin e qytetit te vet. Shqiperia historikisht ka prodhur me shume Baloza te zinje sesa ndonje Gjergj Elez Ali. Si e tille, prandaj edhe i ka kenduar me shume nje trimerie e cila ka mbetur ne legjende, sepse faktet deri ne ditet e sotme tregojne te kunderten. Keshtjellat tona nuk na i ka prishur armiku i jashtem, por ne vete, sepse nuk kemi bere aq lufte sa te na shkaterroheshin ato. Bota pertej i ka ruajtur me fanatizem. Sepse eshte vete populli qe i ruan. Pra po deshojme se jemi popull i pacivilizuar, i dhunshem dhe i pafè. Ne fillimet e viteve 1990 e shihja goten gjysem plot. Tani e shoh gati fare bosh.”

Një arsenal ligjor që takon sfidën e mbrojtjes së trashëgimisë urbane dhe promovimit të zhvillimit.
Nga mesi i shekullit 20 deri me sot, gjithnje ka pasur një paralele midis planeve të zhvillimit dhe politikave të konservimit të trashëgimisë.
Kjo përmbatje, që paraqet interes gjerësisht, u bë e prekshme kur ne krijuam strukturat mbrojtese (1964 IMK), kohë që përkon dhe me zhvillimi dinamike urbane si pasojë e industrializimit të vendit. Por kjo u bë mjaft delikate pas viti 1991 kur filloi lëvizja e lire e popullatës dhe urbanizimi i shpejtë i qyteteve tona kryesore. Pas këtij viti dhe sidomos pas vitit 2000 ne hasim dëmtime të forta të qendrave të qyteteve në emër te zhvillimit dhe rritjes së mirëqenies.
Transformimi urban është ne axhendën e tërë vendeve europiane, duke kulmuar me formulimin e teorive planifikuese me kompleksitet të lartë . Në këto përpjekje veç arkitektëve perfshihen inxhinierë, gjeografë, teknicienë të ndryshëm, artistë, të cilët fillojnë të mendojnë për planifikimin.
Ligji i mbrotjes së peisazhit tek ne eshte nje ligj i munguar.
Legjislacioni për parqet nuk trajton peisazhin si nje harmoni midis peisazhit natyror dhe peisazhit te ndertuar.

Një hallkë e dytë në zinxhirin e trashëgimisë është mbrotja e monumenteve historike.
Ligji “Për trashëgiminë kulturore „ nr. 9048, date 07.04.2003, ne Neni 29 te tij thote:
1. Qytetet-muze, zonat-muze, qendrat historike, ansamblet-muze, qendrat dhe parqet arkeologjike jane kategori objekteh ne grup, qe ruhen ne teresine e tyre si komplekse historiko-arkeologjike, monumentale, arkitektoniko-urbanistike dhe mjedisore dhe per kete ndalohen ndertimet e reja e qe prekin objektet ekzistuese, me perjashtim te rrjetit inxhinierik nentokesor.

2. Rregullorja e administrimit per kategorite e objekteve te mesiperme miratohet nga Keshilli I Ministrave me propozimin e Ministirt te Kultures, …

3. Monumentet e cultures te kategorise I dhe II ne qendrat historike, qytet-muze, dhe ansamblet muze mund te shfrytezohen edhe shfrytezohen edhe per funksione te tjera, qe nuk cenojne ne asnje menyre vlerat e tyre. Aty mund te vendosen institucione shteterore ose private, si muze, biblioteka, atelie monumentesh, fototeka, galeri artesh dhe ekspozita te ndryshme.
Shembulli i Tiranes që nga një popullsi 200.000 banorë, kaloi në nje popullsi 700.000 banorë. Nëse këtu llogarisim dhe faktin që siperfaqja e banesës për person përgjatë viteve 1991-2014 është dyfishuar, kuptohet fare mirë që kemi rreth shtatëfishim të sipërfaqes së banimit në Tiranë për një periudhe rreth 24 vjeçare, një ndryshim drastik ky. Edhe qytetet e tjera të Shqipërisë si Durrësi, Vlora, Fieri etj. u ballafaquan me këtë fenomen, ku më shumë e ku me pak, pavarësisht se jo në përmasat që u perball Tirana.

Për të dialoguar me këtë fenomen duhet theksuar që primare del vlera e hapsirës dhe qarkullimit.
Raportet midis konservimit dhe zhvillimit nuk kane gjetur ne kohe as trajtimin e duhur teorik dhe as trajtimin e raportit te duhur praktik. ..

harta
Zonat e mbrojtura marrin parasysh kete trashegimi te ndryshme, qe perfshin ne te njejten kohe, ne te njejtin vend, nje unitet ose nje ansambel peisazhistik arkitektoniko-urban.
Zbatimi i masave rregulluese dhe vepruese në trashegiminë urbane ka përmirësuar imazhin e qendrave historike të qyteteve, duke sjellë rritje të qendrave tregëtare dhe turizmit, por gjithsesi pa dialoguar në shumë prej tyre me problemin themelor të ndërtesave të dëmtuara, duke ofruar kushte jetese të qëndrueshme. Eksperienca ka treguar kufizimet e mjeteve të ndërhyrjes dhe asistencës financiare, të cilat nuk mbulojnë rinovimin e ndërtesave më të dëmtuara.

Nismat e kohëve të fundit për prishjen e ndërtimeve abuzive që pengojnë zhvillimin urban të qytetit (Vlorë, Himarë, Dhërmi, etj.) , edhe një herë, tentojnë të krijojnë një respekt të peisazhit historik. Gjykojmë që vijimësia nuk duhet të jetë përmes zhvillimeve agresive, por përmes rikonstruksionit, adaptimit, restaurimit të ndërtimeve ekzistuese, kushtëzuar dhe nga zgjerimi i konceptit të trashëgimisë, nga kujdesi për një zhvillim të qëndrueshëm dhe nga kostoja reale e një procesi më miqësor me mjedisin sa i përket shkatërrimit të materialeve dhe riciklimit të mbetjeve.

Një tjetër çështje që do duhet të arsyetojmë është në atë që hapsirat vendore duhet të mbeten midis qendrave historike dhe rrethinave dhe peisazhit periferik, të dëmtuara nga ndërhyrjet disproporcionale të infrastrukturave, jashtë shkallës në këtë sektor shumë të rëndësishëm.
Tjetër çështje është që rritja ekspotenciale e disa prej qyteteve tona, ka prodhuar periferi që nuk kanë lidhje me qendrat e vjetra, që vijojnë të jenë tërheqja kryesore për mjaft njerez.

Nevoja për një trainim më të mirë profesional
Trainimi i arkitektëve, urbanisteve, inxhinierëve, duhet të jetë një fenomen në vijimësi dhe duhet të tentoje favorizimin e restaurimit/adaptimit në raport me ndërtimin e ndërtesave të reja. Duhet të ketë një ndryshim raportesh në treg tani në favor të restaurimit/adaptimit karshi ndërtimeve të reja.
Nga ana tjeter perplasja midis modernes dhe tradicionales në Shqipëri ka perfunduar më së shumti me triumfin e modernes. Njohim pak shembuj që realizojnë ndërtime të reja duke marrë në konsideratë arkitekturen tradicionale.

Sa i përket ndërtimeve të reja, në shumicën e rasteve në ambjentin e ndërtuar përdoren materiale dhe teknika moderne të adaptuara për ndërtimet e reja, pa respekt për metodat ndërtimore tradicionale. Për më tepër që shpesh ndërtimet tradicionale e kanë të mishëruar shumë më mirë idenë e zhvillimit të qëndrueshëm, me një cilësi mjedisore shumë më të mirë; ndërsa sot kjo duket sikur është një ide e re dhe e sapozbuluar.

Përtej këtyre vëzhgimeve, të cilat shërbejnë më tepër si një nxitje se sa si një qarje, pasuria e eksperimenteve, shumëllojshmëria e kurseve të trainimeve, procesi legjislativ, veprimi dhe burimet finale japin shpresë që gjerat mund të bëhen më mirë në vijim.

Drejt një qeverisjeje më të mirë
Megjithëse njohuritë për konservimin dhe zhvillimin janë në një raport delikat, në finale ne duhet të kuptojmë se ky domen mbetet prerogativë e pak aktorëve që e kuptojnë dhe të cilët vlerësojnë trashëgiminë urbane dhe peisazhistike, duke e vendosur atë në qendër të projekteve të tyre.

Nëse ne dëshërojmë të zhvillojmë qytetin, është e pashmangëshme të reflektojmë mënyrën si e përdorim atë dhe të pranojmë natyrën e tij në ndryshim, veçanërisht sa i përket arkitekturës së banesave, ndërsa ruajmë bazat. Le të mos harrojmë se të ashtuquajturat ndërtesa historike të qyteteve moderne përfaqësojnë një stad të caktuar të evolucionit të tyre, nganjëherë edhe të transformuar nga pamja fillestare dhe stili.
Në këtë kontekst, duke rifituar cilesinë e qendrave historike të qyteteve, ka të bëjë më tepër me vullnetin politik se sa me instrumentat ligjore dhe të kontrollit. Kjo gjë mund të gjeneroje një qeverisje të përgjegjëshme .

Sa kohë që keto gjëra kanë të bëjnë me cilësinë e trashëgimisë, të zgjedhurit vendorë aspirojnë që të njihen me qëllimet bazë të inkurajimit të zhvillimit të industrise së turizmit. Por ama vërehet një kujdes i pakët nga autoritetet vendore në raport me trashëgiminë, per rizhvillimet arkitektonike, urbane dhe sociale.

Burimi i fotografive:

https://twitter.com/blendisalaj
www.inyourpocket.com › Tirana › Shopping › Shopping Mall
https://en.wikipedia.org/wiki/File:OldBuildingTirana.jpg
www.trekearth.com/gallery/Europe/…/photo1455607.htm
www.sot.com.al/…/rikonceptimi-i-muzeut-…
www.e-architect.co.uk › Albania

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Translate »