Arkitekt : Estudio America
Vendodha : Santiago, Kili
Kujtimet janë figura që jetojnë në një botë të pambaruar. Ato janë fragmente të fakteve te papërsëritshme, që nuk ndodhin dy herë. Ne nuk e kuptojmë kujtimin si një dëshirë fëmijënore per t’u rikthyer mbrapsht, për të zëvëndesuar te pazëvëndesueshmen. Ështe të shikosh të ardhmen duke ditur të shkuarën.
I dizenjuar për të krijuar vënde fizike ose mendore ku është e mundur të ofrohen mundesi që dituria të rrenjoset te cdo individ. Vetëm ajo cka është e kuptuar personalisht nga cdo njeri mund të akumulohet si memorje aktive. Një hapesirë e dedikuar memorjes, nuk mund vetëm të transmetojë informacion, por gjithashtu të provokojë reflektim rreth të falurave dhe dëshirave.
Qëndra Matukana do jetë një shesh i hapur. Ai kupton , harmonizon vetveten me trashëgiminë e qytetit, duke u perfshirë dhe duke e ndryshuar atë. Muzeu i Memorjes nuk do jetë një monument i izoluar dhe me mungesë të përgjegjshmërise urbane. Në të kundërt do të jetë një element kompromentues direkt dhe ndikues në hapesirën publike të Santiagos.