Muzeu i Artit “Nelson Atkins”

Arkitekt : Steven Holl
Vendodhja : Kansas City, USA
Viti i projektimit : 1999 – 2007

279759286_2006831nama--0004new

Zgjerimi i Muzeut Nelson Atkins bashkon arkitekturën me landscape. Shtesa e re e quajtur Bloch Building, përqafon parkun ekzistues, duke transformuar totalisht muzeun .Ndërkohë që vizitorët lëvizin nëpër shtesën e re, ato do të perjetojnë një lidhje midis dritës, artit, arkitekturës dhe landscape, me pamje nga një nivel në tjetrin, nga jashtë brënda.

713845730_2006831nama--0356d-copy

2006831NAMA_-0154a---W-PROJ

E para nga 5 “Fanaret” formon një holl transparent dhe të shndritshëm, me kafe , bibliotekë arti dhe librari, duke ftuar publikun në muze dhe duke inkurajuar lëvizjen nëpërmjet rampave drejt galërise teksa përparojne në brendësi të oborrit. Nga hyrja një rrugë kryq lidh hapësirat e mëdha të ndërtesës origjinale. Layer-at e tejdukshme të shumta të fanarit mblidhen , shpërndajnë dhe reflektojnë dritën, kohë pas kohe duke materializuar dritën si blloqe akulli. Gjatë ditës fanaret injektojnë kualitete të ndryshme të dritës në brëndësi të galerive, kur gjatë natës kopeshti i skultpuruar ndricon me dritat e brëndshme. Galeritë janë të organizuara nësekuenca për të mbeshtetur progresionin e koleksioneve, në menyrë graduale, zbresin poshtë për në park dhe kanë pika pushimi me pamje ne Landscape.

RH1625-185---W-PROJECT-HORI

Integrimi i zgjuar i artit dhe arkitekturës përfshijnë një përpjekje kolaborative me artistin Walter De Maria, një nga artistët më të mirë minimalistë të kohës tonë. Një diell/34 Hëna, është kryevepra e tokës me granit të shtrenjtë të hyrjes me një pasqyre ujore reflektive që formon një hapësire të re hyrëse të formuar nga ndërtesa ekzistuese dhe Lentja e re. “Hënat ” e veprës se artit janë disqe rrethore në fund të pishinës që projektojnë dritë reflektuese në garazhin poshte. E menduar si një vënd për arritjen me automjete, garazhi është proporcionalisht i madh, i lidhur drejtperdrejtë me hyrjen e re te muzeut.

1167676743_ice-on-pool-01

31055245_nama-garage

2038874402_2006831nama--0317

05 nama exploded axo [Converted]

RH1625-80---W-PROJECT-HORIZ

1857941645_2006831nama--0351

1107777886_2006831nama--0383

617118366_2006831nama--0027

970892229_dsc09347

1503035094_nama-entrance-plaza

1615738245_2006831nama--0187

707976662_2006831nama--0668-sha

01 namasiteplan [Converted]

Fotografi : Andy Ryan
Burimi : www.stevenholl.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Translate »