Muze shkencash natyre në zgjatimin e bulevardit “Zogu i Parë”, Tiranë

E keni parasysh këtë zgjatimin e famshem të bulevardit në Tiranë? Po pra ai! Në një nga parcelat e shumta të kësaj zone të re, në vënd të ndërtesave tipike klienteliste propozohet një muze shkencash. Sa shumë nevojë ka ky qytet për një muze të tille! Propozimi vjen në formën e nje teme diplome të një studenteje të fakultetit të arkitekturës në Tiranë. Hidhini nje sy cfare janë në gjëndje të bëjnë studentet shqiptarë 🙂

Emri: Ina

Mbiemri: Dogga

Statusi: Arkitekte

Në kohën e lirë: Atëherë kur kemi (me raste festash), përpiqemi të diskutojmë/mendojmë/meremi me gjëra që s’kanë lidhje me arkitekturën :p

Pas 10vitesh…: Diku në Danimarkë duke vrarë mendjen me B.I (Bjarke Ingels) se ‘cna u desh arkitektura. :p  (too far)

Arkitekti i preferuar: Tadao Ando, Rem Koolhaas, Bjarke Ingels, Peter Eisenman, Jean Nouvel e shumë të tjerë.

Tema e projektit: Muze shkencash natyre

Vendodhja:  Në zgjatimin e bulevardit “Zogu i Parë”, Tiranë

Udheheqes: Prof.Dr. Agron Lufi

 

Përshkrim i shkurtër

Tema e propozuar synon të sjellë një tipologji të cilës qyteti i Tiranës ka mjaft nevojë t’i japë zhvillim sot, për shkak të mungesës së një objekti që mund ti strehojë në menyrë të mirefilltë të gjitha funksionet e nevojshme për një Muze të Shkencave të Natyrës. Propozimi i kësaj teme në një zonë të re urbane, që sipas planit urbanistik do të përfaqesojë sheshin e dytë, nje pol kulturor të ardhshëm, i jep qendrueshmëri dhe mundësi për t’u zhvilluar. Sheshi ku do të zhvillohet kjo temë është në polin verior, në zgjatimin e bulevardit Zogu i Parë.

Sheshi karakterizohet nga një pozicion mjaft i favorshëm dhe me aksesibilitet të lartë nga pika të rëndësishme të qytetit. Objekti i propozuar ka si qellim së pari të bëhet pjesë e integruar e konceptit të planit të Grimshaw për dhënien përparësi të bashkëveprimit njeri-natyrë, rritjen e shkallës së ndërthurjes së elementeve natyrore në hapësirën urbane nëpërmjet krijimit të urave lidhëse me hapësirat publike e të gjelbëruara dhe aksesit këmbësor fluid. Synohet që hapsira ku do të zhvillohet objekti të evidentohet si një qëndër me funksion kulturor por edhe si pjesë e integruar e hapsirës publike me kryesore. Nga ana tjeter, ky muze do të sjellë mundesinë e ekspozimit të evoluimit të shkencave natyrore në vëndin tonë e realizuar kjo nëpërmjet një nderthurjeje të zhvilluar në mënyre kronologjike, që në thelb do të përpiqet të realizojë në menyre efektive funksionin edukativ dhe informues për të gjitha grupmoshat qe do të vizitojnë muzeun.

Mënyra e organizimit të pavioneve ekspozuese synohet të konceptohet në formën e një “ udhëtimi” eksplorues deri në ditët tona. Hapsirat që mendohet të përfshihen në këtë tiplogji përfshijnë një program që synon të ketë një rrjedhshmëri dhe fluiditet duke iu referuar skemës së qarkullimit të vizitorëve si në horizontalitet ashtu edhe në vertikalitet. Programi parashikon hapsirat e ekspozimit të perkohshëm, hapsira specifike edhe për vizitorët që i përkasin grupmoshave të vogla, gjithashtu edhe hapsirat që kanë synim realizimin e aktiviteteve që do të forconin bashkëveprimin dhe do të theksonin karakterin atraktiv, shplodhes dhe edukativ objektit, si hapsira në dispozicion të workshopeve me tematika të ndryshme, bar- kafeteri , sallë konferencash, sallë multimediale, sallë leximi etj.

Në trajtimin e fasadës është menduar realizimi i carjeve vertikale të cilat në vendosjen kompozicionale të tyre imitojne dukuri dhe elemente natyrore, nga pikepamja konceptuale. Gjithashtu vlen të përmendet dhe përdorimi i materialeve inovative eksperimentale si panelet biodinamike me aftesitë e tyre të vecanta për pastrimin e ajrit përreth nga smogu dhe ndotësit ekzistues, apo përdorimi i teknikave të reja nga pikëpamja bioklimatike për rritjen e eficencës energjitike: si fasada e ventiluar, tarracat e gjelbuaruara, kullat e ajrimit për të realizuar freskimin pasiv, termoizolimi i mureve të jashtme, sistemi gjeotermal dhe  i shfrytezimit të ujërave të shiut etj.

Në konkluzion të gjithë kësaj, nëpërmjet një muzeu të Shkencave të Natyrës në ketë zonë, synohet të ofrohet një qëndër edukative, informuese e kulturore në këtë fushë specifike, të arrihet krijimi i një qëndre të re të rëndesishme që do t’i japë jetë zonës së re ku do të zhvillohet, por gjithashtu do të paraqesë interes për të gjithë qytetin e Tiranës në përgjithesi.poster 1.1 poster 1.2 poster 1.3 poster 1.4 poster 2.1 poster 2.2 poster 2.3

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Translate »