Cdo vit nxënësit e vitit të pestë të “Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës” kanë për detyrë projektimin e një interieri të personalizuar, për një personazh publik. Për të dyja palët është një bashkepunim interesant. Për studentin sepse është hera e parë që përballet me kërkesat konkrete të një klienti, dhe për personazhin, sepse mund të shprehë cfarë do lirisht, pa kufizime monetare.
Po ju vijmë në ndihmë me disa fjalë kyce për të gjetur personazhin e këtij projekti…
….ndonjë mendim?…hmmm…akoma jo?… ok, po jua themi: Mustafa Nano.
Sic e do tradita shqiptare e ftuam z.Nano për një kafe dhe përgatitëm një listë me pyetje. Duke qënë një gazetar jo i zakonshëm, ishim mjaft kurjoze të dinim se cfarë produkti do na sillte takimi me të. Ai erdhi i veshur me jeshile ( jo më kot jeshilja është edhe ngjyra e tij e preferuar), u ul dhe nisi bisedën sikur të ishim miq të vjetër (shpeshherë dukej sikur po na intervistonte ai ne, e jo ne atë 😛 ). Qartësia, mëndja e hapur dhe thjeshtësia me të cilin na paraqiti mendimet e tij, na ndihmoi të krijonim projektin perfekt.
Më poshtë po ju paraqesim produktin e kësaj interviste.
Mirësevini në Déjà vu Loft
Shkrimtari/gazetari e ndan jetën e tij midis studios dhe banimit, si dy ambjente kryesore. Ne vendosim të poziciononim studion poshtë, së bashku me ambjentet e gjumit dhe gatimin e ndejtjen në katin e sipërm. Pse? Ështe e thjeshtë, për të mos degjuar zhurmët e komshinjve sipër, teksa punon ose fle. Elementi që lidh të dy katet është fotografia (pasion i tij).
Sapo hyn në loft dallohet kolona e vendosur pranë shkallës, e veshur me fotografi, të cilat mund të ndryshohen me kalimin e kohës sipas dëshirës. Ngjyrat e përdorura në interierin e katit të ditës, kanë kontraste të forta, për të treguar dinamizmin e jetës së përditshme. Mobilja e televizorit është e personalizuar dhe lidhet vizualisht me pasqyrën e madhe në hyrje.
Në katin e poshtëm dallojmë llozhën e cila ndan qetësisht dhomën e gjumit nga studio. Ngjyrat në këtë kat i afrohen atyre të tokës. Koncepti në këtë kat ka të bëjë me trasparencen në të gjithë sipërfaqen e katit, dhe evitimin e hapsirave të mbyllura, me kërkesë të vet klientit.
Në tavanin mbi krevat, në dhomën e gjumit është vendosur një projektor me anë të të cilit klienti mund të lexoj gazetat e mëngjesit, ose një libër para se të flej.
Së fundmi, por jo nga rëndësia, po ju tregojmë dhe ambjentin më të rëndësishëm të loft-it : Studio. Gjithcka duhet të jetë funksionale dhe në vëndin e duhur, për të përballuar ritmin e vrullshëm të mendimeve të një shkrimtari.
Sigurisht në këtë ambjent nuk mund të mungonte ngjyra jeshile, ndricimi natyral dhe surprizat që ne rezervuam për të. Në murin pas skrivanisë është projektuar të vendset letër murale me shkrimin e tij të parë të dalë në shtyp dhe mbi tavoinë një ndricues i personalizuar, bazuar në autografin e tij.
Arkitekt: Benida Kraja ; Klaudia Ruka ;Erida Abazi
Klient : Mustafa Nano