Konkurs për hyrjen e parkut të Tiranës

Nuk e di a e dini, që mesa duket qënka zhvilluar një konkurs në Tiranë, për të ashtuquajturën hyrje të parkut në kodrat e liqenit. Konkursi përfshin një masterplan të hyrjes në liqenin artificial, dhe jo vetëm! Pjesë e masterplanit është dhe zgjerimi i universitetit të Tiranës dhe rivitalizimi i sheshit “Nënë Tereza”.Gjithashtu projekti duhet të shërbejë për integrimin e parkut te liqenit, kopshtit zoologjik dhe botanik. (Të paktën në parim, ky ishte qellimi projektit, sesi vazhdoi e shohim sëbashku në vazhdim :p)

Në konkurs morën pjesë 11 ekipe në fazën e parë të konkursit, me studio dhe arkitektë shumë të njohur nga bota e arkitekturës. Përmendim :

  • Mike ViktorViktor + PRGBr Architektur
  • Vittorio Grassi + B&L Studio
  • JDS Architects + Dea Studio
  • Xaveer de Geyter Architects + Symbiotica
  • Marc Joubert
  • AtenaStudio + Anna Maria Indrio + Norrin
  • UHO + Building Building
  • AZPML LIMITED – Arquitectura Agronomia – AEA Consulting – StudioArch 4
  • Matthias Bauer Associates
  • Archea Associati + Ergys Krisko
  • Boyut + Albanian Distributor Assocation.

Ajo që vëmë re dhe na bëhet shumë qejfi është fakti që këto studio të mëdha ndërkombetare vijnë në bashkpunime të ngushta me studio shqiptare duke bërë të mundur një shkëmbim kulture dhe eksperience për të dyja palët.

Në fazën e dytë vetëm 9 nga 11 pjesmarrës, paraqitën punët e tyre, të cilat u shqyrtuan nga një juri profesioniste. (pjestarët e kësaj jurie nuk i zbuluam kurrë, kush ishin :P.)

U vu re një tendencë në masë, në kthimin edhe të asaj pak siperfaqe të gjelbert të kryeqytetit në ndërtim, gjë që nuk u pelqye as nga juria, as nga njërëzit në përgjithësi.

Faza e tretë dhe finale shpalli dhe fituesin por nuk është akoma e qartë nëse projekti fitues do të zbatohet ndonjëherë pasi mori shume kritika nga masa e gjerë.

Ne nuk po j’ua prishim surprizën dhe po ju lëmë vet të gjykoni se kush nga projektet është më i miri.

Ndiqni më poshtë projektet dhe konceptet përkatëse. 🙂

 

9. Archea Associati + Ergys Krisko + AEI progetti rsl + Florian Derek

Masterplani i propozuar konsiston në dy ndërtesa publike kryesore : Qëndra për shërbimin publik dhe Drejtoria e përgjithshme e policisë së shtetit. Në këtë rast arkitektura nuk zë thjesht peisazhin, ajo bëhet një trup me peisazhin dhe natyrën. Zgjerimi i Universitetit të Tiranës arrihet nëpërmjet tarracave të gjelberuara, që ofrojnë pamje shumë të mira drejt qytetit. Ky propozim ka për qellim ruajtjen e funksionit të përhershem rekreativ të liqenit por duke i dhënë një shprehje bashkëkohore për ta rritur dhe zgjeruar mundesinë e e shfrytezimit të potencialeve të tij jo vetem si pol rekreativ por gjithashtu  dhe një hapsire me shërbime publike.

archea 1

archea 3

archea2

 

 

8. Matthias Bauer Associates + Grijsbach + Transsolar

Ky projekt njeh dhe analizon funksionin rekreativ të liqenit artificial dhe rëndesinë e madhe të tij në jetën dhe memorjen e qytetarëve që nga viti i krijimit te tij në vitin 1930, nga arkitekti italian Armando Brasini. Aksesi me parkun ka qënë përherë problematikë edhe pse momentalisht ekzistojne dy hyrje kryesore. Bauer propozon zgjerimin e potencialit të kësaj pjese të qytetit si dhe lidhjen e ngushtë midis liqenit dhe qytetit. Ideja është që të zgjerohet parku dhe të ndërlidhet me qytetin dhe jo e anasjellta.

bauer 2

bauer 3

bauer 1

 

 

7. AZPML LIMITED – Arquitectura Agronomia – AEA Consulting – StudioArch 4

Propozimi në këtë rast është tërheqja nga karakteri monumental ekzistues dhe krijimi i një poli totalisht të ri. Përsa i përket pjesës së Liqenit projekti do të ketë me shumë karakter topografikë, thënë ndryshe definimi i kufirit te liqenit.

Ideja është në krijimin e një sërë kopshtesh të hapur të cilët do të sigurojnë një shumëllojshmëri gjelberimi.

azpml 6

azpml 1

azpml 4

azpml 3

azpml 5

azpml 7

 

6.BuildingBuilding + UHO + Elias Guenoun architecture

Konkursi është i qartë në rastin e kësaj studio.Vendndodhja, subjekti dhe lokaliteti janë të pandryshuar. Tema e kërkimit ama, le vënd për interpretime të ndryshme. Projekti i propozuar është tëresisht i mbështetur në kontraditen. Do të merret parasysh koncepti lokal dhe i përgjithshëm i peisazhit, por do të bëhet një përpjekje për të përshkuar projektin me anë të një sërë ndërhyrjesh teke që do të japin një pikeveshtrim ndryshe.uho 1 uho 2

 

5. AtenaStudio-Indrio-NorrØn

Koncepti i këtij projekti është shumë i thjesht. Transformimi i harkut historike sipas funskioni!

Parku i liqenit takon një shkalle të re perceptimi, me humane dhe ndërtesat janë të lidhura ngushtë me funksionin.

atena 3

atena 1

atena 2

 

4.Xaveer De Geyter Architects – Symbiotica

Propozimi konsiston në një seri blloqesh hibride të hapura ndaj qytetit që mundesojnë ndërmjetesimin midis qytetit dhe parkut sipas formës dhe programeve specifike. Kompozimi realizohet nëpërmjet elementeve horizotale, futen ne relievin e parkut dhe  ulin katet e larta të ndërtesave. Herë pas here ka pjesë të gjelberta të cilat shërbejne për funksionet sociale sic jane baret, restorantet apo galeritë e ndryshme.

symbiotica 2

symbotica 1

 

3.JDS Architects – Dea Studio

Projekti artikulon idenë e një sërë objekteve urbane që shërbejnë per tu takuar dhe mbledhur afër parkut por gjithashtu të jenë edhe në qytet. Këto objekte kanë një madhësi të konsiderueshme duke i dhënë një efekt monumentaliteti. Cdo objekt është një risjellje e formave gjeometrike cilindrike, duke krijuar carje, shtypje dhe transformime te ndryshme. Në fasadë eshte perkthyer funksioni nëpermjet transparences , depertueshmërisë ose jo.

jds 1 jds 2

 

2.Vittorio Grassi – B&L Studio

Koncepti : Krijimi të 3 shesheve ndërvepruese, Sheshi Nënë Tereza, Sheshi Frederic Chopin si dhe Sheshi qëndror publik. Projekti propozon një shesh brenda sheshit, një drejtkendësh me dimensione 60×40 m, dhe 3 m poshte nivelit të rrugës. Hyrja kryesore në Parkun e liqenit bëhet nëpërmjet një sistemi me xhama me ngjyra. Ndertesat kryesore vendosen ne simetri me ato ekzistuese.

grassi 1 grassi 2

 

1.MikeViktorViktor-Jorge Otero – Public work & Util

Një qytet është një sistem organik në transforime të vazhdueshme. Disa momente janë të rëndesishme dhe të tjera jo. Disa iniciative kanë një impakt të madh të tjera jo. Ky projekt ka për qellim të krijoj një koncept për të ardhmen. Të bëj ndarjen e atyre gjërave që duhen vazhduar për një dekadë dhe cilat jo. Projekti tenton te krijoj nje kufi të qartë midis qytetit dhe parkut.

otero 1

otero 2

otero 3

otero 4

 

Sipas jush kush eshte fituesi? Ose me sakte kush do donit te ishte?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Translate »