Këshilla per Portofolio!

Nuk besoj se ka një emër më të përshtatshëm të shqipëruar, por gjithsesi besoj të gjithë e dimë se cfarë është një portofolio dhe përse shërben.

portofolio 1

Një portofolio eshtë një mënyrë prezantimi i vetes, aftësive dhe krijmtarisë. Një mjet për të promovuar veten, dhe një “snap shot” e talentit dhe aftësive, që të jep mundësinë e një përshtypjeje të parë,sa më të mirë.

Prandaj nuk duhet nënvleresuar koha dhe krijimi i portofolios, sidomos e personave , fusha e dijes së të cilëve lidhet drejtperdrejt me artin pamor. Nuk ka një mënyrë standarte të të krijuarit të portofolios pasi është në perputhje me shijet personale dhe qellimit të përdorimit, megjithatë ka disa keshilla bazë që duhen ndjekur:

  1. Formati.

Në cfarë formati do të behet prezantimi I portofolios?

Nëse jeni duke aplikuar për një vend punë ose një mundësi masteri apo shkollimi jashtë vendit, formati më i mirë do te ishte në A4, në mënyrë që të dërgohet lehtësisht si me shërbimet postare por gjithashtu dhe email.

Nëse portofolio duhet të merret me vete, e printuar atëherë formati A3 është i duhuri. Eshtë lehtësisht i transportueshëm nga një intervistë në tjetrën por gjithashtu paraqitja e punës nuk është e padëshifrueshme.

 

  1. Qellimi.

Jeni duke aplikuar për një punë apo për studime të mëtejshme?

Sipas qellimit të portofolios ju mund të tregoni punët tuaja që nga fillimet deri më sot, sipas një rendi kronologjik, por gjithashtu  për të lënë një pershtypje të parë sa më të mirë, një zgjidhje shumë e mirë do të ishte paraqitja e punëve më të mira që ju keni. Përshtypja e parë qe ju lini është shumë e rëndesishme!

  1. Këshilla të përgjithshme

 

–  Bëj një plan, vendos punimet që do të paraqitesh dhe krijo një ide në mëndje sesi do të jenë të renditura projektet në menyre që të mos duken të rastësishme.

– Thjesht dhe qartë, është çelsi. Personat që mund të shohin portofolion tuaj jo domosdoshmërisht duhet të jenë të fushës tuaj, prandaj duhet të jetë sa më thjesht dhe e kuptueshme nga të gjithë.

– Përvec projekteve, vendosni dhe punime si makete apo punë dorë, duke u siguruar që keni vendosur fotot me cilësine e duhur.

– Duhet të keni gjithmonë një kopje dixhitale që mund ta ndryshoni ose modifikoni sipas qellimit.

– Ngjyrat neutral, mundësisht që i afrohen ngjyrës së bardhë janë më shumë të rekomandueshme.

– Shkrimet duhet të jenë të pakta, të shkurtra dhe koncize.

Burimi: www.firstinarchitecture.co.uk ;  Photo : Pinterest

 

 

Linke te tjere ku mund te lexoni me teper mbi krijimin e nje portofolio.

http://graphicriver.net/item/minimal-architecture-brochure/9936143?ref=abradesign&ref=abradesign&clickthrough_id=614217308&redirect_back=true

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Translate »