INTERVISTË ME Z. JOVAN KRISTIQI!

Sot ne 7 Mars 2016, ndërkohë që në Shqipëri festojmë festën e mësuesve, ne kemi zgjedhur ta festojmë në një menyrë pak më të vecantë. Kemi zhvilluar një intervistë me një nga specialistet në fushën e arsimit të vëndit tonë, dhe këtë herë ai i është përgjigjur pyetjeve shumë herë me specifikë të asaj cfarë po ndodh me shkollat tona. Jemi përqendruar në shkollat e mesme në Tiranë, por problematikat e evidentuara dhe përgjigjet e zotit Kristiqi vlejnë në një shkallë më të gjerë. Le të fillojmë të bejmë dicka për shkollat tona…

jovan

Ne foto Z.Jovan Kristiqi

Cila është lidhja juaj me arsimin publik në Shqipëri dhe vecanërisht me arsimin e mesëm publik/private në Tiranë?

Nje karrier e gjatë në arsim dhe kryesisht në fushën e arsimit të mesëm:

  • viti 1984-1988 inspektor arsimi pranë ish shkollës “50 vjetori i Pavarsisë” në Kombinat.
  • Drejtor i shkollës së mesme “Partizani”.
  • Nëndrejtor i shkollës së mesme “Andon Zako Cajupi”.
  • Drejtor i shkollës së mesme “Qemal Stafa”.
  • Drejtor i shkollës se mesme “Sami Frasheri”.
  • Shef sektori dhe inspektoriati pranë Ministrisë së Arsimit.
  • Drejtor i drejtorisë së kurrikulave.
  • Keshilltar i Ministrit të Arsimit.

sami-frasheri_jpg

Në foto gjimnazi “Sami Frashëri” para rikonstruksionit. 

 

Samiu.sized

Në foto gjimnazi “Sami Frashëri” pas rikonstruksionit të vitit 2004.

Cilat jane problemet më shqetësuese në gjimnazet publike në Tiranë sipas jush?

Problemet janë të shumta por problemi që mendoj si më kryesor dhe që pason gjithë problemet e tjera në gjimnazet e sotme publike në Tiranë unë do ti ndaja midis:

 a)problemeve të gjimnazeve të qendrës ;

b)probleme të gjimnazeve të periferise ;

Problemi kryesor është mbipopullimi i shkollave të qendrës qytetit dhe numri i pakët i nxënësve në shkollat e periferisë. Pra kjo shpërndarje e pabarabartë e numrit të nxënësve sjell kaos dhe rrjedhimisht mosfunksionin si të sistemit didaktik ashtu edhe të organizimit të brendshëm të shkollave.

Ka problematika në numrin e punonjësve,në fondet e pagave dhe probleme të tjera administrative por që ndikojnë edhe në aspektin didaktikë drejtpërdrejtë.

Ekziston gjithashtu edhe problemi i shkollës me turne,fenomen që për shkollat e mesme nuk është e natyrshme,pasojë e mbipopullimit artificial në shkollat e qendrës që sigurisht e ka një zgjidhje.

19_big

Gjimnazi “Besnik Sykja”

Shkaqet kryesore që kanë cuar në keto problematika dhe cfarë është bërë për ti përmirësuar qoftë nga institucionet përkatëse gjithashtu edhe nga vet stafi?

Shkaqet sigurisht që janë të ndryshme dhe të shumëllojshme. Në rastin e shpërndarjes së pabarabartë të numrit të nxënësve nëpër shkolla do të thoja që është tërësisht një problem politik dhe administrativ por gjithashtu do doja të theksoja që është tërësisht i zgjidhshëm. Ndërhyrje ka pasur, por kanë qënë joefektive dhe artificiale. Për të mos thënë që në disa raste kur ka patur elemente pozitive nëpër shkolla ato janë keqpërdorur dhe janë kthyer në anë negative. Per shëmbull: janë marrë pjesë nga territori i shkollës për përdorim rrugor të lagjes së banimit, ne rastin e shkollës “Sami Frashëri” ose në shkollën “Qemal Stafa” dikur salla e përbashket e katit dyte është kthyer në palestër, qe tashmë nga një ambjent i nevojshem i shkollës perbën nje burim zhurme dhe sjell një mosfunksionim  për  katin më poshtë.

 

A janë kurrikulat një menyrë efikase për tu përballur me këto problematika?

Do të ishin një mënyrë mjaft efikase në rastin kur kurrikulat do të niseshin nga gjendja ekzistuese e shkollave Shqiptare. Pra nësë do të perputhej kurrikula me shkollat konkrete. Aktualisht kemi një mospërputhje midis të dyjave. Ambjentet e shkollave aktualisht nuk i përballojnë dot kriteret e kurrikulave të reja.

Evoluimi i klases si njësi bazë nëpër shkolla, a është ndjekur me një ndryshim të dukshem edhe në aspektin fizik të saj (përmasat, forma gjeometrike,numri  i nxënësve, mobilimi, pajisje me struktura të reja mësimore, tekste etj)?

Klasat nga aspekti fizik i tyre janë po të njëjtat e viteve të ndërtimit të shkollave dhe nuk është bërë asnjë lloj ndërhyrje në to. Numri i nxënësve në bazë të pozicionit gjeografik të shkollës ka ardhur duke u rritur (shkollat e qendrës) ose duke u ulur në nivele alarmante (shkollat e periferisë).

04_big

Gjimnazi “Qemal Stafa”

 Ka një përputhje midis programit fizik dhe didaktik nëpër këto shkolla?

Kryesisht jo, sepse nuk ka ambjentet e duhura. Në pjesën më të madhe të shkollave mungojnë mjediset sportive, laboratoret, bibliotekat etj.

A mund të themi se shkollat e mesme të sotme në Tiranë mund të krahësohen lehtësisht me shkolla të tjera të Europës?

Ka dhe raste që mund ta themi. Megjithatë po punohet në këtë aspekt

Mendoni se numri i shkollave sot në Tiranë ,duke patur parasysh rritjen e madhe të numrit të popullsisë, është i mjaftueshëm?

Sipas mendimit tim numri i shkollave është mëse i mjaftueshëm, madje kam informacion që ka patur rritje të vazhdueshme të numrit të tyre në periferi. Sigurisht që numri i popullsisë lidhet ngushtë me numrin e shkollave.

A mund të themi që zhvillimi i psikologjisë së nxënësve nëpër shkollat e mesme ka ndikuar si në mesimdhenie ashtu edhe në programin didaktik?

Kuptohet që qasja me mjete të ndryshme dhe me të shumta të informacionit ka bërë që nxënësit, sidomos ata të shkollave të mesme të kenë një zhvillim më të madh. Sigurisht që kjo gjë ka bërë që edhe mësuesit dhe pedagogët të jenë në procese përgatitore të vazhdueshme per të ruajtur të njejtin ritëm. Kjo nuk mund të sjelli vecse zhvillim në të gjitha lëndet, madje dhe në ato shkencore.

Mendoni se pajisja me 1-2 laboratore kopjuterike për cdo shkollë është e mjaftueshme për shkollat e mesme në kohët kur interneti luan një rol kryesor , dhe në botë po flasim edhe për klasat online?

Sigurisht që është e pamjaftueshme. Megjithatë internetin e shof si një domosdoshmëri akoma më të madhe për shkollat periferike apo në zona të thella rurale ku numri i nxënësve është aq i vogel sa nuk ka shkolla apo mesues në dispozicion per to. Koncepti i klasës online do të ishte një zgjidhje shumë e mirë në këto raste.

Teknologjia është një aspekt shumë i rëndësishëm sigurisht por gjithsesi une jam mjaft konservativ në këtë aspekt në ruajtjen e klasës ashtu sic ka qënë ndër vite. Mendoj që duhet të ketë mundësi zgjedhjeje për të gjithë edhe për ata që nuk e mendojnë si unë.

17172925

 Shkolla “Ismail Qemali”.

A i përmbushin ambjentet e shkollës të gjithë nevojat e nxënësve?

Duke patur parasysh gjendjen aktuale mund të them që jo.

  • Mungon pothuajse në të gjitha shkollat një sallë e përbashket, minimalisht për 100 persona ku mund të kryhen mbledhje, takime, aktivitete etj.
  • Palestrat janë në gjëndje të mjerueshme pa asnje lloj standarti në rastet më të mira dhe jane inekzistente në rastet me të shumta.
  • Laboratoret : Laboratoret e Informatikes janë të pakët .Laboratorët e tjerë si ato të fizikës, biologjisë, kimisë etj nuk ekzistojnë pasi janë laboratore të shtrenjtë dhe gjithashtu kanë problematikën e mirëmbajtjes.
  • Korridoret janë të ngushtë dhe sjellin vështirësi në lëvizjen e lirë të nxëneësve.
  • Bibliotekat në rastet që ekzistojnë, janë mediokre.

43_big

Shkolla “Jordan Misja”

 A ka Ministria e Arsimit nje sektore qe merret me kushtet fizike te shkollave?

Atëherë sistemi arsimor në Shqipëri është i organizuar sipas tre hallkave kryesore:

  • Ministria e Arsimit
  • Drejtorit rajonale
  • Shkollat

Normalisht ekziston një sektor në Ministrine e Arsimit por nuk mund të them me siguri mbi efikasitetin apo punën e këtij sektori. Këto struktura me njëra tjetrën lidhen krejtësisht në mënyrë spontane kështu që nuk ka një efikasitet të madh në zgjidhjen e problemeve.

        si eshte tani ab

 

A ka ndryshuar raporti mësues-nxënës ,dhe a janë rritur kerkesat e nxënësve ndaj mësuesve apo pergatitjes të mësuesve kundrejt nxënësve? A ndikon sjellja e mësuesve në ecurin mësimore ?

Ka ndryshuar dhe sigurisht ka qënë një fenomen pozitiv i cili ka cuar në një zhvillim më të madh didaktik si të nxënësve ashtu dhe të mësuesve.

 

Intervistoi stafi i 00-A.al
Fotografite: google.com

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Translate »