Arkitekt : ERA Architects
Vendodhja : Wellington , Kanada
Nuk është ë lehtë të marrësh një ndërtesë të vjetër në mes të maleve dhe ta kthesh në një hotel modern dhe në të njëjtën kohë tradicional. Por,pikërisht këtë kanë arritur ERA Architects në Wellingtone,Kanada, ku projekti erdhi si frymëzim i kulturës vernakulare të komunitetit,duke i vendosur pak perspektivë kontemporane.
Me ndihmën e arkitektëve,specialistë në trashëgimi dhe konservim, pronari hoqi disa shtesa në ndërtesën e vjetër dhe i risolli ato ndryshe, si për shëmbull : Salloni i darkës, një hapësirë moderne eventesh, kutia prej xhami dhe një restorant i jashtëm me oxhak. Hapësira e jashtme ofron një varietet hapësirash publike dhe private, të cilat njëkohësisht bëhen lidhëse të pjesëve të ndryshme të ndërtesës, duke frymëzuar vizitorët të eksplorojnë territorin.
Ajo që të bie në sy në të gjithë hotelin është përdorimi i teksturave dhe ngjyrave të theksuara. Pjesa më e madhe e mobiljeve janë blerë nga ankande vëndase dhe më pas janë rimodeluar. Gjithcka në këtë hotel është vintage.
Burimi : www.idesignarch.com
Fotografi : Nikolas Koeing