Nëse do pyesësh një arkitekt se cila është ngjyra e tij e preferuar, me krenari do të përgjigjet “E zeza”. Nuk kemi asgjë personale me ngjyrat e tjera, thjeshtë të zezën e kemi fiksim :p
Një përshkrim i shkurtër
Ngjyra e zezë është ngjyra më e errët dhe lidhet me mungesën ose absorbimin total të dritës.
E zeza është e lidhur me të fshehtën, sekreten dhe të panjohurën, dhe për këtë arsye shfaq misteriozitet. Në psikologji ajo krijon një barrierë midis botës së jashtme dhe asaj të brëndshme tek individi, duke siguruar komfort.
Nga ana tjetët kjo ngjyrë tregon pushtet, displinë dhe kryesisht elegancë dhe siguri ne vetvete (jo më kot të gjithë femrat kanë një fustan të zi në garderobë që i shpëton në cdo rast). Ndryshe nga cfarë mendohet e zeza absorbon energjitë negative, kshuqë nuk është mendim i keq të veshim rroba të zeza kur kemi nevojë për pak fat.
Në arkitekturë kjo ngjyrë bëhët një simbol i guximshëm, nëse duam të nxjerrim në pah një ndërtesë. Duke u nisur nga kjo kemi menduar tiu prezantojmë disa nga shtëpitë “e zeza” më interesante :
10. Shtëpia S
HPSA ndërtoi “Shtëpinë S” në një tokë të vogël e të pjerrët, me një pamje fantastike. Podrumi nuk ishte i nevojshëm kshuqe tërë ndërtesa u projektua me pilota të dukshme.
Fotografi : HPSA
9. Shtëpia VB4
dmvA krijuan një volum që lundron, një “tunel” të ndërtuar me konstruksion druri trapezoidal. Pjesa e përparme dhe e pasme janë tërësisht me xham, duke lejuar pamje të plotë të oborrit dhe pasqyrës ujore. Ndërsa pamjet e ardhura nga pasagjerë kurjozë janë të blloguar nga një murë i lëvizshëm. Koncepti arkitektonik bazohet mbi dialugin midis të vjetrës dhe të resë, hapjes dhe mbylljes, drurit dhe xhamit.
Fotografi: Mick Couwenbergh
8. “Long Studio”
Kjo banesë nga Saunders Architects ndodhet në Ishullin Fogo, përbën vëndin perfekt për të punuar. Koncepti i “Long Studio” i përgjigjet tranzitit të sezoneve. Studio organizohet në mënyrë lineare, e cila konsiston në tre hapësira të ndryshme.
Fotografi: Saunders Architecture
7. GINAN
Arkitekët Japonezë Keitaro Muto krijuan shtëpinë minimaliste me emër “GINAN”, për ti dhënë pronarëve ndjesinë e të jetuarit në oborr. Pamja e saj kontemporane me zhavorr rreth e rrotull, imiton tokën dhe krijon efektin e gravitetit dhe të crregullsisë.
Fotografi : Kaitaro Muto Architects
6. Kulla Studio
Kjo shtëpi është e arritshme vetëm nëpërmjet ngjitjes ( pa rrugë automobilistike). Silueta e saj shkon para dhe prapa nëpërmjet një volume të përdredhur.
Foto: Saunders Architecture
5. Shtëpia Klein Bottle
Kjo shtëpi është e vendosur në Melbourne. Ajo ka formën e një origami dhe konsiston në plane të shumta gjeometrike. Teksa bën xhiro rreth e rrotull shtëpise, ajo të ofron forma të reja.
Fotografi : John Gollings
4. Dune House
Kushti i kësaj shtëpie ishte lidhja me ambjentin përreth. Pjesa e catisë, kati i dhomave të gjumit, luan me rolin formal të kësaj ndërtese, ndërkohë që kati përdhe e kontraston duke mos krijuar lidhje me katin e sipërm.
Fotografi : Nils Petter Dale
3. Rezidenca UTRIAI
Rezidenca UTRAI është e pozicionuar në Lituani. Kjo hapësirë e hapur, me një formë të pazakontë, konsiston në dru, xham, beton dhe kornizë hekuri të ngrejtur në ajër.
Fotografi : Natkevicius & Partners
2. Shtëpia në Pirenei
Me këtë projekt arkitekët Cadaval & Sola Morales kishin si qëllim ruajtjen e strukturës ekzistuese të shtëpisë dhe projektimin e një ndërhyrjeje minimale e në të njëjtën kohë kontrastuese
Fotografi: Cadval & Sola-Morales
1.Shtëpia e Zezë në Shkretëtirë
Kjo shtëpi ofron një pamje mahnitëse mbi Parkun Nacional të Pemëve në Kaliforni. Ajo ka një interior ku e zeza kombinohet me ngjyra të forta dhe me dritë.
Fotografi : Marc Angeles
Burimi: www.ignant.de