Hapësira të vogla, Planimetri të zgjuara!

Me rritjen e dinamikave të jetesës dhe sigurisht edhe çmimeve të larta të apartamenteve, njerëzit po drejtohen gjithnjë e më tepër tek hapësirat e vogla, sidomos të rinjte . Por jo gjithmonë është e lehtë të modelosh një hapësire të vogël që të jetë funksionale dhe në të njëjtën kohë të lejojë shkathtësi në lëvizje.
Për këtë arsye kemi menduar të krijojmë një përmbledhje të disa apartamenteve të vogla, shoqëruar dhe me planimetritë përkatëse, për ti hyrë në ndihmë të gjithë atyre që i janë drejtuar një hapesire të vogël dhe eficente.

1. A Little Design, Taipei, Taiwan
10-18
9-20
Ky projekt përfaqëson rinovimin e një apartementi të vjetër prej 22 m2 dhe lartësi 3.3 m. Baza e jetesës mund të mos jete e gjere, por eshte bere e mundur te plotesohet cdo nevoje. Klienti kishte rene dakort qe hapesira eshte po aq e rendesishme sa funksioni kur bie fjala per nje vend ku do jetohet per nje kohe te gjate. Ky apartament konsiston ne jetese te gjate dhe vende depoje te zgjuara.

2. 34 m2 Apartament nga Studio Bazi, Rusi
6
21-7
22-6
Ky apartament prej 35 m2 është projektuar për një cift te rinjsh. Qellimi kryesor ishte te krijohej nje hapesire e rehatshme, e hapur ne plan, me siperfaqe të mjaftueshme për depo dhe sigurisht me dritë natyrale. Sic vihet re mobiljet janë projektuar në mënyrë të tille që të përfshijne shumë funksione.

3. Urban loft Amsterdam by Bureau Fraai, Amsterdam, Netherlands
11-20
12-17
Qëllim i projektit ishte kthimi i një apartamenti shtëpie sociale në qëndër të Amsterdamit, në një apartment loft moder. Firma projektuese Bureau hoqi të gjitha dyert, muret dhe dhomat e vogla në zemër të këtij apartamenti. Projektimi i tyre është fokusuar në krijimin e një volumi solid prej druri, me kabinete muri të zgjatura në të gjithë gjatësinë e apartamentit. Duke inkorporuar tualetin, depon dhe krevatin në brendësi të ketij volume, hapësirat e tjera për ndejtje, gatim dhe ngrënie lihen të lira.

4. Apartament prane molit nga gosplan, Camogli, Italy
15-14
13-15
14-14
Projekti përfshin rinovimin e një apartamenti në Camogli, një fshat shumë i bukur në Xhenova. Për shkak të kërkesës për të patur dy dhoma, studio, kuzhine dhe tualet në një hapësire të vogël, i gjithë apartamenti duket sikur është një pjesë mobilje, ku pasi e përdor, mund ta mbyllësh.

5. Carmel Place nga nARCHITECTS, New York City
4-23
6-20
Ky projekt është propozimi fitues për iniciativen në Neë York, për të akomoduar popullsinë në shtepi të vogla. Përfshihen 55 lofte, me siperfaqe nga 24-33 m2, komplementare me hapësira të përbashkëta.

6. 29m2 nga 3XA, Varshav, Poloni
1-23
2-20
3-24
I projetkuar si një apartament në një ndërtese historike në Ëroclaë, Poland, ky projekt u mendua për të maksimizuar hapësiren dhe për të krijuar një dhomë të pavarur. Lartësia nuk i ka lejuar arkitektët për të krijuar dy nivele, por është krijuar një gjysem mezanine. Për të fituar në hapësirë, kuzhina, ndejtja dhe ngrënia janë kombinuar në një dhomë.

Burimi: Architizer

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Translate »