“French Country” – Bëhuni gati të rimodeloni shtëpinë!

Stili “French Country” godet në perfeksion cdo interier. Nuk është shumë minimal por as i mbingarkuar. Mos të flasim për luksin që e karakterizon. Më poshtë po ju tregojmë dhjetë hapat bazë për ta bërë apartamentin tuaj të duket si kështjellë franceze.

1. Shtresat
French-country-unfinished-walls
Ndoshta jeton në një apartament me mure tulle ose diku ka rënë suavaja duke shfaqur atë cfarë ka nën të. Mos e thërrit ustain për të lyer! Stili French Country kërkon që të vërë një theks mbi joperfeksionin, qoftë ai një murë i prishur pak ose një dysheme druri e vjetër.

2. Ngjyrat Pastel
French-country-pastel-decor
Nëse doni të arrini një stil francez perfekt, duhet të bëni sa më shumë kombinime të ngjyrave pastel. Mund të jetë ngjyra e murit, mobiljeve ose pse jo jastëkëve të zbukurimit.

3. Lëre të Shkëlqejë
French-country-chandelier-over-dining-table
Një detaj mjaft interesant i këtij stili është Abazhuri i shndritshëm. Dhe jo , nuk po flasim vetëm për abazhurin mbi tavolinën e ngrënies, por për abazhurë me përmasa dhe forma të ndryshme, të shpërndarë nëpër shtëpi.

4. Shto një Kabinet
French-country-armoire
Nuk do ta besoni sesa rëndësi kanë mobiljet në stilin French Country. Cdo shëpi franceze ka një ose dy kabinetë klasik. Njëri përdoret për të vendosur pjatat në sallon, ndërsa tjetri për peshqirët në tualet. Do ju këshillonim të vendosnit një edhe në dhomën e gjumit.

5. Hapësirë e madhe gatimi
French-countr-kitchen-decor
Kot nuk thonë “Dashuria vjen nga stomaku.” Francezët e dinë për cfarë bëhet fjalë, përderisa preferojnë kuzhina të mëdha.

6. Luaj me teksturat e copave
French-country-rumbled-fabric
Kur dekoroni në stilin French Country, duhet të gjeni ato lidhëset e vjetra, të verdha dhe carcafët e pëlhurës. Mos kini frikë të eksperimentoni me tesktura dhe materiale të ndryshme.

7. Art Funksional
French-country-useful-art
Ndërkohë që në shumicën e shtëpive kemi të varura nëpër mure piktura, në stilin French Country zbukurimet kanë gjithnjë një funksion. Për shëmbull përdorni filxhanët për të dekoruar muret e kuzhinës. Kanistrat mund të përdoren në dhomën lavanderi dhe pse jo disa kapele kashte në hyrje të shtëpisë.

8. Tualeti
French-bathroom-with-a-clawfoot-tub
Francezët dinë si të relaksohen. Do keni disa pikë bonus nëse gjeni një vaskë të vecantë.

9. Gold
French-country-with-a-gilded-touch
Në një shtëpi franceze patjetër që do gjesh pjesë gold. Nuk ka rëndësi se cfarë, mund të jetë një pjesë mobilje, ose një kornizë pasqyre. Mundohuni në cdo dhomë të shtoni pak nga kjo ngjyrë. Do bëjë diferencën, iua garantojmë.

10. Përqafoni jo-perfeksionin
French-country-imperfections
Një nga aspektet më të mira të këtij stili është mundësia për të përdorur cdo gjë vintage dhe të vjetër.

Burimi: www.homedit.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Translate »