Posti i sotëm vjen si një reflektim personal nga një arkitekte e re, mbi qellimin dhe rëndesinë e fotografisë në arkitekturë. Ajo sjell një projekt personal, mbi fotografimin e një zone të caktuar në qytetin e Milanos në Itali dhe thekson rëndesinë e fotografisë dhe paraqitjes së realitetit nëpermjët saj. Ndiqeni…
2 FJALE NGA AUTORJA…
Fotografi i arkitekurës ka qënë gjithmonë një figurë e “diskriminuar” dhe e pavlerë, që ka zgjedhur rrugën e ndërmjetme midis profesionit të arkitektit dhe atij të fotografit të njërezve. Fotografia ka lindur fillimisht për të dokumentuar kontekstin social në aspektin historik e më pas mori një tjetër ngjyrim artistik, atë të paraqitjes së realitetit sipas botekuptimit të fotografit. Në kulturën post-moderne, rëndesia e “imazhit” e ka kthyer vështrimin mbi fotografinë e arkitekturës, një disiplinë e rëndësishme me anë të së cilës perceptohet, dokumentohet dhe reklamohet arkitektura në bote.
Sot revistat dhe website-et e arkitektures paraqesin një lloj tjetër fotografie, “një realitet të deformuar”, të modifikuar nëpërmjet software-ve grafike, e cila shpesh nuk perputhet me perceptimin real të arkitekturës. Kjo është një linje mendimi e cila për “puritanet e fotografisë” është e panegociueshme: të bësh fotografi do të thotë të paraqesesh “realitetin” e fotografit, falë teknikës dhe aftesive të tij. Mendoj se nuk ka një vizion absolut të arkitekturës, ashtu si cdo gjë tjetër edhe ajo është pjesë e perceptimit të realitetit.
QELLIMI I PROJEKTIT…
Qellimi i prezantimit të këtij projekti nuk është ai i shpalosjes së teknikave të fotografisë pasi është realizuar në fillimet e mia me njohjen e aparatit fotografik profesional dhe teknikave të fotografisë.
Konceptimi i këtij projekti bazohet në konsiderimin e infrastrukturave si fragmente “decizive” të arkitekturës dhe të peizazhit urban, që kalojnë përkatesisht mbi kanalin lundrues “Naviglio della Martesana” në qytetin e Milanos, një pjesë e rëndesishme e historise së qytetit dhe të qytezave përreth.
TEMA
Infrastrukturat nje vizion ndryshe: Të perceptosh dhe jetosh peizazhin e Naviglio della Martesana, Milano
Fotografi i arkitekturës duhet të paraqesë “pa manipulime” vizionin e tij nëpërmjet fotografisë.
Shkrimi dhe fotografite : Erisa Grosha