Emri: Benida
Mbiemri : Kraja
Statusi: Arkitekte Bio
Në kohën e lirë… : mbaj ngrohtë muskujt duke i mbuluar me ushqim të “shëndetshëm”
Pas 10 vitesh…: Diku andej nga Amerika Jugut, duke eksploruar
Arkitekti i preferuar : Richard Meier, Jean Nouvel edhe disa të tjerë në varësi të veprave
Tema e projektit: Formulim Kampusi Universitar – Shkollë Avokatie
Vendodhja : Tek Fusha e Aviacionit
Udhëheqës : Prof.Asc.Dr. Florian Nepravishta
Universiteti dhe qyteti duhet të punojnë në bashkëpunim, të krijojnë energji dhe të inkurajojnë prezencën e akademikëve dhe hapësirave për studim në kontekstin social dhe urban. Vetëm në këtë mënyrë, të dyja entitetet mund të mbështesin inovacionin e njëri-tjetrit. Një kampus universitar projektohet që të jetë i aksesueshëm si nga pikpamja konceptuale ashtu dhe fizike dhe duhet të ruajë traditën vëndase, gjeografike dhe arkitektonike.
Nëpërmjet projektimit inovativ, një universitet duhet të jetë në gjëndje të inspirojë dhe të kërkojë mënyra inovative të studimit dhe mësimdhënies. Si pjesë e nje projekti edukimi holistik , alternativat për salla leksionesh konvencionale duhet ti bëjë rolet e palëvizhshme të vjetëruara. Këto alternative duhet të jenë vendndodhje “inteligjente” që stimulojnë krijimin dhe transferimin e dijeve dhe shkëmbimin e pikpamjeve të shëndetshme midis studentëve dhe pedagogëve.
Harmonia emocionale dhe intelektuale që universiteti kërkon të promovojë, është projektuar për të pasur impakt në komunitetin studimor dhe për të stimuluar ndjeshmëri. Organizimi dhe materialet e përdorura në konstruimin e komponentëve të ndryshëm arkitektonik të një zone mësimi duhet të përfaqësojnë mirësine psikologjike të përdoruesve të saj.
Një institucion akademik duhet të sigurojë që arkitektura dhe planifikimi akademik i tij të jetë në harmoni situatën gjeografike dhe klimatike të vëndit. Duhet të jetë shëmbullor në marrëdhënie me mjedisin, biodiversitetin dhe qëndrueshmërinë. Duhet të përdorë materiale konstruktive dhe zgjidhje teknike , të cilat i shkojnë përshtat këtyre politikave dhe të përvetësojë mekanizma që përdorin burim energjie të rinovueshme dhe janë miqësorë ndaj mjedisit.