Që thoni ju, jo vetëm ne dalim për jete nate, nën zhurmën e muzikës nëpër clubeve të ndryshme apo ndricimit e bliceve e prozhektoreve. Bëj një xhiro natën në qytetin tënd dhe do të shohësh një anë tjetër të pazbuluar të ndërtesave dhe rrrugëve, që gjatë dites nuk të japin të njëjten përshtypje.
Ndricimi natyral është sigurisht shumë i bukur, por cfarë ndodh kur ndricimi artificial i ze vëndin dhe ndërtesat ndricohen vetëm në pjesë të vecanta dhe ty të duket sikur nuk i ke parë ndonjëherë edhe pse ke gjithë jetën që kalon përpara tyre?
Pikërisht kjo është tema e sotme, Ndricimi!
Që mos të keni turp të dilni natën e të shikoheni cuditshëm nga njërëzit duke parë ndërtesat , e provuam ne të parët për ju dhe rezultati ishte mahnitës.
Tani cfarë prisni akoma? Merrni aparatin dhe na dërgoni fotografitë tuaja!