Një nga debatet më të rëndësishme në arkitekturë është se sa rëndësi ka Renderi në interier dhe eksterier?
Së pari po ju shpjegojmë cfarë është Renderi : nje proces krijimi i një imazhi nga një software. Përdoret në arkitekturë, video game, filma dhe vizualizime grafike.
Në ditët e sotme, me gjithë arritjet në fushën e realitetit virtual dhe animacionit, shumë pak industri kanë ngelur te paprekura nga kjo teknologji. Vizatimet me dorë të lirë, sado romantike dhe perfekte të jenë, nuk mundet më të paraqesin me përpikmëri idetë e komplikuara. Për këtë arsye klientët po rrisin kërkesat për paraqitje 3d , të cilat duken si një fotografi e porsa shkrepur.
Ne do ju japim zgjidhje perfekte për studentët dhe arkitektët e rinj që kërkojnë të bëhen profesionistë në këtë fushë:
“E2 Workshop” -Vizualizime arkitektonike, projektim dhe dizajn arkiteknik – ofron kurse në 3ds Max, AutoCAD dhe Adobe Photoshop.
(Renderat më poshtë janë punime të “E2 Workshop”)
Tre arsyet kryesore se përse duhet të regjistroheni menjëherë:
1. Identifikoni Projektin tuaj
Një ndërtesë është një pjesë e sofistikuar dhe është e vështirë të paraqitet vetëm nëpërmjet vizatimeve 2D. Në momentin që gjeneroni një model 3D, ju keni mundësi ta shikoni atë në cdo kënd. Nëse gjeni gabime në projekt, keni mundësi t’i rregulloni ato, pa nisur zbatimi.
2. Komunikim më efektiv me klientin
Për një arkitekt është shumë e rëndësishme të përcojë tek klienti idetë e tij. Ndonjëherë ka një boshllëk midis asaj cfarë kërkohet nga klienti dhe asaj cfarë projektohet në përfundim. Ky boshllëk mbyllet nëpërmjet një 3D dhe vizualizimi grafik të mirë.
3. Përmirësoni shitjen e produkit
Le të përballemi me të vërtetën. Kur prezantojmë një projekt përpara një klienti, që jo domosdoshmërisht ëshë arkitekt, ajo cfarë bën më shumë përshtypje është paraqitja. Për të “shitur produktet “ e veta, cdo studio mbështetet te persona të specializuar. Nesër ky person mund te jesh tij.
Numër Kontakti: 0692280047 0692624111