“E Ardhmja e Gjithë Botës” – Bienalia e Artit në Venecia

“E Ardhmja e Gjithë Botës” është tema që solli bashkë 136 artistët nga 53 shtete, në edicionin e 56-të të Ekspozitës Internacionale të Artit.

“ Bota përpara nesh sot, paraqet ndarje dhe plagë të thella, pabarazi dhe pasiguri të theksuara për të ardhmen. Pavarsisht progresit në njohuri dhe teknologji, ne po negociojmë për një “kohë ankthi”. Edhe një herë Bienalia observon marrëdhënien midis artit dhe zhvillimit njerëzor,social dhe politik të botës. Qëllimi ynë është të studiojmë se si tensionet e botës së jashtme, ndikojnë në ndjeshmërinë dhe eksprezivitetin e artistit.” – Paolo Baratta

1.“Në Kohën e Gabuar”
Pavioni i Australisë
Artist: Fiona Hall

I cilësuar nga kritika si një ndër pavionët më të mirë të këtij viti, artisti sjell sëbashku një sërë objektesh të dëshpëruara të cilat gjejnë lidhje dhe krijojnë tension midis tre shqetësimeve kryesore: politikat globale, financa e botës dhe mjedisi. Ashtu si shumica prej nesh, Hall i shikon këto si gjëndje të dështuara, si një “fushë marrëzie” e cila shtrihet në të ardhmen tonë.
IMG_3725

IMG_3727

IMG_3728

IMG_3730

IMG_3731

IMG_3735

IMG_3740

2. “A mund të shikosh?”
Pavioni i Egjiptit

Instalacioni përfaqëson statusin e arritjes së paqes shpirtërore që kërkon çdo person. Paqja është natyra e krijimit, mbi të cilën bazohen të gjitha fetë, është një element natyral që bën një balanc midis ndërtimit dhe shkatërrimit, parajsën ose situatën ideale e cila varjon nga një person në tjetrin.
IMG_3697

IMG_3699

IMG_3701

3. “Të jesh në të gjitha mënryat qe mund të jesh”
Pavioni i Hollandës

Artisti De Vries Gathers izolon dhe paraqet, në këtë ekspozitë, material nga natyra, duke na tërhequr vëmëndjen për diversitetin që ofron bota rreth nesh
IMG_3589

IMG_3590

4. “Celësi në dorë”
Pavioni i Japonisë
Artisti : Chiharu Shiota

Në jetën tonë të përditëshme çelësi mbron gjëra të rëndësishme si shtëpitë, pasuritë dhe sigurinë personale. Duke qënë në kontakt me ngrohtësinë e dorës së njeriut, çelësi akumulon kujtime të pafundme. Në këtë ekspozitë Chiharu do të integrojë çelësin si një konvertues të emocioneve tona. Varka e vendosur në qëndër të ekspozitë simbolizon një dorë që kap kujtimet që zbresin nga qielli.
IMG_3752

IMG_3754

5. “Kombet e Bashkuara të Vdekura”
Pavioni i Jugosllavisë
Ivan Grubanov

Sipas artistit serb, ajo çfarë kanë të përbashkët Tibeti, USSR dhe Jugosllavia është humbja e memoriës së kulturës së tyre sociale dhe politike nga rremujat e shekullit të 19-të.
IMG_3704

IMG_3705

6. “Subjektet”
Pavioni i Spanjës
Artisti : Pepo Salazar

Një këndvështrim i lirë i Dali-së nga punët e artistëve të zgjedhur. E gjithë ekspozita është një dialog direkt i cili nuk ndodh për të ilustruar të shkuarën nga e ardhmja, por e shikon të tashmen si mundësi për të ri-krijuar krijimet, identitetet dhe një kohëzgjatje nga perspektiva e së sotmes.
IMG_3557

IMG_3561

IMG_3564

7. Pavioni i Belgjikës

Pavioni i Belgjikës prezanton në këtë Bienale punën e artistit Belg Vincent Meesen , së bashku me disa artistë të ftuar specialë.
Projekti ka për qëllim të sfidojë idenë eurocentrike të modernizimit duke ekzaminuar një trashëgimi avant-garde dhe lidhjen artistiko-intelektuale midis Europës dhe Afrikës, duke parë hibridëd e krijuar si rezultat i kolonive.
IMG_3568

IMG_3569

IMG_3571

IMG_3573

Burimi: www.labiennale.org
Fotografi: www.00-A.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Translate »