Drents Museum

Arkitekt : Erick van Egeraat

Vendodhja : Asen, Holland

Viti i projektimit : 2010

d

Muzeu Drent, në Assen, Holland fitoi cmimin interieri më i mirë në Design Award 2012 në Gjermani. Kjo ndërtesë e mori cmimin për shkak të fuqisë skulpturore dhe urbane. E dalë nga linjat e veta, ndërtesa bëhet një prezencë dominante. Të gjitha elementët klasikë që duhet të ketë një muze janë të implementuar me kujdes.

a

Galeria  e re, si degë e Muzeut Drent, është e vendosur nëntoke, rreth një hapësire si shtëpi, që konsiderohet si hyrja për në katin përdhe. Ndërtesa e stafit është futur nën një plint xhami. Si shtesë , hapesirat nëntokësore janë shtuar duke lidhur pjesën e re me pjesën e vjetër.Menjëherë pas hollit ndodhet një sallë ekzibicioni e vetme, me tavanin me vija që theksohet sipër sipërfaqes së tokës për të krijuar dritare në nivele te larta. Këto valë krijojnë hapësira te pjerrëta në pjesën e sipërme , që përfaqësojnë pasazhe përmes një oborri me gjelbërim.

b

Në termat e projektimit urban, projekti është shumë i fuqishëm .Eric Van Egerat  kishte si qëllim kryesor në këtë dizajn integrimin e muzeut me strukturën e qytetit. Një lojë e balancuar e ndërtimit, peisazhit dhe ujit , krijojnë një identitet të ri për zgjerimin e muzeut.  Dizajni riforcon edhe karakterin skenik edhe atë kulturore dhe historik të qëndrës së qytetit.  Tarraca organike e shkallëzuar lidh oborret ekzistuese dhe parqet e qytetit. Eric Van Egeraat po krijon një park të aksesueshëm publikisht.

c

Hapjet në dritare lejojnë dritën të penetrojë në hapesirën e ekzibicionit poshtë. Dega e re lidh hyrjen e re me hapesirat ekzistuese të muzeut. Shtëpia ekzistuese do shërbejë si hyrje e muzeut. E ngritur 1 m nga toka , struktura ekzistuese qëndron me xham plinti , duke treguar funksionin e ri të ndërtesës në një mënyrë mjaft elegante. Fasada historike është e paprekur, duke ruajtur aparancen civile të ndërtesës.Gjatë ditës, plinti i xhamit lejon hyrjen e dritës në ndërtesë. Gjatë natës, drita e interierit transformon shtëpinë në një shenjë njohjeje për qytetin.

h

 

c

e

f

g

Jacob Cramerpark

Jacob Cramerpark

j

k

l

Fotografi : J. Collingridge

Burimi : www. yatzer.com

One thought on “Drents Museum

  1. Fashion Blog

    I wanted to thank you for this great article, I definitely loved each and every little bit of it. I ave bookmarked your internet site to look at the newest stuff you post.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Translate »