Arkitekt : Wendell Brunette
Vendodhja: Phoenix, Arizona
Viti i projektimit : 2012
Dy volume drite, një i ngrohtë dhe tjetri I ftohtë- njëri i projektuar drejt horizontit dhe tjetri drejt qiellit të shkretëtirës….
Frymëzuar nga libri i John Van Dyke, mbi dritën e shkretëtirës, kryesisht mbi “ngjyrat e ajrit” dhe “reflektimi i dritës; “Dialogue House” (Banesa Dialog) prej 204 m2 , është një instrument i fuqishëm për prekjen e një rangu specifik dhe të gjërë të kësaj drite, të këtij vëndi.-gjatë ditë dhe natës-gjatë stinëve-gjatë viteve
Mbi bazamentin e Malit Eko, është ngritur volumi kryesor i hapësirave të banimit, mbi hapësirat e punës, miqve dhe parkingut. Sipërfaqja e jashtme e mureve, ashtu si dhe e e volumit , absorbojnë dhe reflektojnë dritën në shkretëtirë, e cila mbulon si një mantel gjeologjinë vullkanike të Malit Feniks , duke e kthyer atë në ngjyrë te argjendtë, të kuqe, lejla, kafe-gjatë ditës dhe si siluetë gjatë natës.
Interieri i volumit nga rruga është i dekoruar me të bardhë të ftohtë, gjysëm tarracë-gjysëm basen ujor, si një tërheqje nga qyteti në brëndësi të qytetit, ku një person mund te shoh vetëm qiellin. Ndricimi aktiv i ujit dhe erës reflektohet në hapësirat e brëndshme gjatë ditës dhe në mënyrë dramatike gjatë natës, duke sigurar një sfond të animuar të horizontit.
Fotografi: Bill Timmerman
Burimi : www.wendellburnettearchitects.com