Të projektosh një dhomë për adoleshentë nuk është aspak e lehtë. Stili i tyre ndryshon shumë me kalimin e viteve, duke përfshirë këtu fazën e hip-hop-it, të metalarit deri tek emo dhe për më tepër ato preferojnë ta kalojnë pjesën më të madhe të kohës të mbyllur në dhomë, sigurisht me idenë që bota nuk mund ti kuptojë.
Krijimi i hapësirave fleksibël, të cilat marrin përjetime të ndryshme edhe sikur të ndryshosh dicka të vogël, është mjaft i rëndësishëm. Më e rëndësishmja është personalizimi i ambjentit, që adoleshenti në jetën tuaj të ndihet komod.
Hidhini një sy shëmbujve qe po ju paraqesim. Ndoshta do frymëzoheni të ndryshoni “look” në vjeshtë.
1. Një krevat i varur dhe një paletë ngjyrash neutralë
2. Nivele të ndryshme multifunksionale.
3. Një mobilje ku përfshihen krevati dhe tavolina e punës, mundëson krijimin e hapësirave më të mëdha.
4. Ky krevat “marinar”, në dhoma të vogla, mundëson vendosjen e tavolinës së punës poshtë tij.
5. Kontrasti në ngjyra është më afër botës shpirtërore të adoleshentit.
6. Nëse ke nevoje për hapësira për të pritur miqtë, ky krevat i cili paloset në murë do iu bëj punë.
7. Ngjyrat bardh e zi nuk dalin nga moda ,sidomos nëse shoqërohen nga objekte të jetës së përditshme si skateboard,printe etj.
8. Krevati dopio i fshehur gjithashtu krijon hapësire komode.
9. Ky krevat loft na ndihmon të studiojmë dhe të shfrytëzojmë shkallën si bibliotekë.
10. Pse jo mos ta përdorim tavanin si krevat rrjetë dhe të kemi gjithë hapësirën poshtë për vete?
11. Nëse keni hapësira të copëzuara në dhomë, është fare e lehtë të krijoni një kënd fjetje dhe leximi sëbashku.
12. Muri i arritjeve do e bëjë adoleshentin të ndihet akoma më mirë.
13. Një dhomë si një apartament i vogël.
14. Mënyra më tradicionale është: ngjyra neutrale dhe ndryshimi i teksturave në mobilje ose në jorganë.
Burimi: www.contemporist.com