Arkitektura dhe/ose Fashion!

Fakti që arkitektura është pjesërisht art dhe rrjedhimisht do lidhet me artet e tjera,tashmë nuk përben lajm, por që ka lidhje dhe me modën nuk e beson njeri! Pyetjes a ka lidhje arkitektura me modën dhe fashion, personalisht I kam gjetur përgjigje në vitet e para të universitetit (njeri me fat). Në përpjekjet vazhdimisht të dështuara për të gjetur një fasadë mjaftueshëm interesante për një ndërtesë polifunksionale (nese e kujtoj mirë), u ndesha me përgjigjen pothuajse natyrale të profesorit tim: – Gjej një fustan që të pëlqen dhe përdore. Pas mendimit fillestar që ky qënka I cmendur, mendova…fundja ka llogjikë, disa njerëz profesionist e kanë menduar më gjatë para meje kombinimin e duhur te ngjyrave, teksturave, formave. Eshtë e kot të them që ishte një teknikë e sukseshme.

Sot duke lundruar nëpër internet, dhe duke patur më shumë informacion se në vitet e para të universitetit, arrij në konkluzionin që jo vetëm kjo ide nuk është aq e cmendur sa tingëllon por ka shumë njerëz nëpër botë që ecin me po të njejtën llogjikë.

Për të gjithë ata, që skanë patur fatin të kenë një profesor të tillë dhe janë akoma skeptikë për nje teori të tillë ju ftojë të shihni fotot në vazhdim.

01

02
09

12

03

Burimi: Blanka Matragi, Pinterest

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Translate »