Arkitekti : Kochi Architect’s Studio
Vendodhja: Chiba, Japoni
Sipërfaqe: 177.0 sqm
Viti i Projektit: 2014
Fotot: Daici Ano, Courtesy of Kazuyasu Kochi
Dy fjalë nga arkitekti për projektin:
Projekti konsiston në rinovimin e një ndërtese ekzistuese prej 2 katesh , e ndarë në 8 njesi banimi të cilat jepeshin me qera. Ideja fillestare e investitorit dhe pronarit ishte shëmbja e kësaj ndërtese dhe ngritja e një shtëpie për një familje me dy fëmijë.
Japonia nuk është më vëndi që hapsirat për të banuar janë minimale dhe të pamjaftueshme dhe kjo ka ardhur si pasojë e shpopullimit që vazhdon të ndodhi që prej 10 vitesh në vënd. Koha kur japonezet jetonin në hapsira të vogla dhe të ngushta tashmë ka mbaruar. Ideja për rinovimin e objektit erdhi shumë natyrshëm. Rezultati ishte një interier shumë dinamik dhe kompleks dhe eksterieri u ruajt pothuajse në gjëndjen ekzistuese.
Në interier u bën carje të konsiderueshme në plane 2D dhe 3D për të bërë një lloj lidhje midis 8 njësive ekzistuese por njëkohësisht dhe bashkimi i tyre në një ambjent të vetëm dhe funksional. Për të evidentuar këto “prerje” në interier u perdorën ngjyrat e shumëllojshme dhe të ndezura.
Projekti në vetvete ka shumë karakteristika të kubizmit dhe është një nga të preferuarit tanë. Ju ftojmë të ndiqni fotot në vazhdim për një ide më të qartë.
Burimi: Archdaily.com