A do të pushonit në një kamp përqëndrimi ?!

Praktikisht do të ishte një resort luksoz, por i realizuar në  një ish- kamp përqendrimi në ishullin Mamula, në Malin e Zi 😛

Ishulli Mamula ndodhet në afërsi me kufirin midis Malit te Zi dhe Kroacise dhe rrethohet nga ujërat e detit Adriatik.

mamula - island 13

Në sipërfaqen e ishullit në formë rrethore, është e vendosur një fortes e ndërtuar në vitin 1853 nga Austro -Hungarezet, më saktë nga gjeneral Lazar Mamula me qellimin e një pike strategjike për mbrojtjen nga sulmet detare. Më pas gjatë luftës së dytë Botërore, ndërkohë që vendi ishte i pushtuar nga fashistet, Musolini e përdori këtë fortes si një kamp përqendrimi. Muret e kësaj fortese janë përgjakur me ekzekutimin e rreth 130 personave dhe burgosjen e 2300 të tjerëve midis viteve 1942-1943.

mamula island 0

mamula-island 5

mamula-island-fort-8

mamula-island-fort-9

Besoj nga historia e këtij vendi shihni shumë ngjashmëri me vende të ndryshme të vendit tonë apo jo?

Por pavarisisht të kaluarës së errët të këtij vendi, qeveria e Malit te Zi ka miratuar tashmë projektin e kthimit të këtij vendi në një resort luksoz. Projekti është marr përsipër nga kompania Zviceriane- Egjiptiane, Orascom!

Mamula-island-1

mamula -island 2

mamula island 3

mamula-island 6

mamula-island 7

 

 

mamula -island12

Në keto kushte lind pyetja, a do të ishte më mirë rinovimi i kësaj fortese dhe hapja e saj për vizitorët, si një pjese e rëndesishme e historisë apo vazhdimi i këtij projekti dhe kthimi i këtij ishulli në një burim ekonomik të madh, dhe mundësi punësimi për një numër të konsiderueshem njërezish.

Mendoni se do të ishte një strategji për tu marr shembull dhe për vëndin tonë?

Burimi : http://www.amusingplanet.com

Photo : Hons084/Wikimedi; Salt&Water; GoogleStreetView, 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Translate »