6 Arkitektë të famshëm – 6 Ndërtesa që nuk mundën kurrë të ndërtonin!

Ja që dhe arkitektët e famshëm që ne vetëm në internet apo nëpër libra na ka rastisur ti shohim, jo gjithmonë kanë ndërtuar ato që kanë dashur! Arsyet janë nga më të ndryshmet, koncepte me të cmëndura sesa duhen, mungesë vizioni nga masa, mungesë investimesh…Më poshtë do të ndiqni 6 ikona të arkitekturës botërore dhe 6 konceptet kryesore që kurrë nuk arritën të realizoheshin.

 

1. Frank Gehry

640

E keni parasysh apo jo? Ai është arkitekti i Walt Disney Concert Hall, ajo ndërtesa e cuditshme në Los Angelos të Shteteve të Bashkuara?

01_7_1disneyconcerthall2

Koncepti i parë i Walt Disney Concert Hall, ka qënë ai i një cifti ndërtesash. Matanë rrugës do të ishte  Evil Concert Hall, si një pasqyrim i Good Concert Hall, sigurisht me një planimetri të anasjelltë. Nëse Good Concert Hall do të kishte një fasadë me tone të çelëta dhe të argjendta,  Evil Concert Hall do të ishte me kolore të erreta. Ndërkohë që në “ndërtesën e mirë” do të kishte muzikë, koncerte, në “ndërtesën e keqe” do të kishte ulërima dhe zhurma zinxhirësh duke treguar kështu një dualitet që ekziston në cdo fushë të jetës. Sigurisht që Disney aprovoi vetëm “ndërtesën e mirë”!

 

2. Zaha Hadid

Zaha-Hadid-s

Epo në rastin e Zahas nuk jemi shumë të habitur, pasi dihet që konceptet e saj janë shumë abstrakte dhe shpeshherë të parealizuesheme.

Ajo na tregon rastin e konceptimit të një dyqani për berber. Berberani do të formohej nga gdhendje të bukura të alabastrit dhe do ti ngjasonte një kermilli të bukur që do hante një grumbull peshqirash të bardhë. Gjatë kohës që ti pret, në ndryshim nga berberanet klasike, do të uleshe në një vezë të madhe e cila ngrihet mbi nje pishinë të brëndshme reflektuese.  (cmenduri apo jo :p ) – “Sigurisht që ky projekt hasi në shumë vështiresi, pasi vetëm realizimi i tij do të kushtonte 400 milion dollar, por jam akoma në kerkim të një berberi që të ketë vizionin dhe trimerinë e nevojshme për këtë projekt.” – perfundon Zaha

 

3. Daniel Libeskind

animalny_DL

“Në total jam shumë i kënaqur me ndërtesën e Freedom Tower, por nëse do të kisha dorë në vendimarrjen finale do të kisha vendosur kokën e Godzilles në majë të ndërtesës!  Të gjithë mendojnë që Godzilla është një personazh i keq që shkatërron qytete, por në fakt unë e di që ai është një personazh i mirë që ka shpëtuar qytete në shumë raste. Do të kishte qënë shumë inspiruese të kishe Godzillen që shifte në mënyrë sfiduese mbi qytet” – përfundon Libeskind.

30G04-Head2-920 rendering-freedom-tower

E kot të shtojmë që ky koncept nuk u miratua kurrë :p

4. Santiago Calatrava

Santiago-Calatrava

-“Projekti më i mirë që kam bërë ndonjëherë ka qene Taj Mahal, por më pas zbulova që dikush tjetër e kishte bërë para meje. Ishte ekstremalisht poshtëruese kur zbulova projektin dhe klienti tha që ky projekt është Taj Mahal dhe ndodhet në Indi. Unë isha plotesisht i sigurtë që nuk ishte sepse sapo e kisha shpikur. Më pas pamë Taj Mahal dhe po, ishte e njëjta ndërtese!”

Epo kot sthonë që mendjet e mëdha mendojnë njësoj, apo jo!

 

5. Renzo Piano

renzo-3
2-pinnacle

” Unë kisha një ide fantastike për një vullkan me xham dhe celik që nxirrte llavë” – thote Renzo.

Sigurisht që inxhinierët më thanë që është plotësisht e pamundur të realizoje një gjë të tillë, dhe magma mund të nxirrej vetëm nga një vullkan i vërtet. Gjithsesi përfundova duke ndërtuar “The Shard” në Londër. Vecse në këtë rast ndërtesa nuk është me shkëmbinj por me njërëz!

6. I.M.Pei

IM_Pei_uia_gold_medal

Një rokaqiell monolit, 100 kate i lartë me një kuverte vëzhgimi në majë! Do të kishte një vend të vogël në pikën më të lartë, të vijëzuar me ngjyrë të verdhë dhe me mbishkrimin “Hedhje vetvrasëse”. Njerëzit do te hidheshin prej aty, por nuk do të vdisnin pasi do të përfundonin disa kate më poshtë në një restorant shumë të këndshëm, megjithatë do ti tmerronte vizitorët e tjerë që do të asistonin gjithë skenën apo jo?

 

Burimi : http://www.clickhole.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Translate »