5 LLOJET E KLIENTËVE – Histori e shkëputur nga jeta e një arkitekti

149555478898448mo4rrx9iv90mwuPas një eksperience disa vjeçare, duke u përballur çdo ditë me tregun shqiptar dhe klientët potencial për një arkitekte, mendoj që kam arritur në një kategorizim të tyre si më poshtë :

1. Shije “Shampanje” – buxhet “Raki”.
Këto jane lloji i klientëve që janë gjithmonë të stresuar dhe krijojnë stres përgjatë gjithë proçesit dhe midis gjithë anëtarëve të skuadrës së punës. Këto persona të “nxijnë jetën” duke zgjedhur produkte te shtrenjta te cilat nuk mund ti paguajne. Ata detyrojnë të gjithë, përfshirë dhe veten e tyre, të ndjekin bishtin e tyre, dhe në fund të ditës janë thjesht të nervozuar duke mos arritur dot atë që kërkojnë.
Si ta dallosh : Kur klienti diskuton ashpër në syrin tënd me partnerin apo një anëtar të familjes është shenja dalluese e mirëfilltë që duhet të largohesh. Zakonisht tensioni midis tyre do të perfundojë gjithmonë me “arkitekti nuk është i aftë”.
Si ta evitosh : Gjithmonë pergatit një preventiv paraprak, pasi ke dëgjuar të gjitha dëshirat e klientit. Gjithmonë… Gjithmonë merr një parapagesë në momentin që keni rënë dakort.

2. Vetëm Firmato!
Këto janë zakonisht ato klient që kanë një buxhet të palimituar por nuk të lejojnë të bësh punën tënde duke i dhënë rekomandimet e duhura. Për to çdo gjë që është shumë e shtrenjtë, është shumë e bukur dhe e përshtatshme. Janë në gjëndje të blejnë një mobilje vetëm sepse është i një brand – i ndërkombetar të njohur, për të perfunduar më pas me një mobilje që nuk pershtatet në ambjentin e tyre.
Si ta dallosh : Fotot e dërguara në telefonin tënd të kapura nga çdo hotel, restorant, dyqan që klientit i bie të vizitoj jashtë apo brënda vendit. Asnjëra nuk ka lidhje me tjetrën por klienti i do të gjitha.
Si ta evitosh : Nuk e di a ka një mënyrë për të evituar keto klient, sidomos në tregun tonë.

3. Nuk e di çfarë dua por e dua brënda muajit!
Këto jane klientët që nuk e dinë asnjëherë çfarë duan, të hedhin poshtë të gjitha variantet e mundshme të cilat ti i dergon. Të ndryshojnë cdo detaj edhe pse mund ti pëlqej, dhe të gjitha këto i do shumë shpejt sepse në rastin më të zakonshëm duhet të futet në shtëpi përpara vitit të ri, sepse kështu është zakoni!!
Si ta dallosh : Nëse 2-3 variantet që ti paraqet klientit nuk i pëlqejnë, ose ti je një arkitekt jo i mirë ose klienti është i kësaj kategorie.
Si ta evitosh : Duhe kërkuar pagesë për çdo version të ndryshuar që ai kërkon dhe duke e shoqeruar këtë me kohën që projekti do të vonohet nëse projekti vazhdon të ndryshohet. Kur vjen puna te pagesat të gjithë stepen.

4. Narcistët
Këta janë një nga kategoritë më negative të klientëve. Ata kanë aftësine që të marrin meritat për çdo gjë të bukur dhe të duhur dhe të delegojnë të gjithë anët negative apo të papriturat e një projekti.
Si ta dallosh : Këta janë zakonisht ata klient që akuzojnë për paaftësi 1233545454654 arkitektët që kanë marr në punë para teje. Zakonisht e shoqerojnë bisedën ” ca të bëj që sdi të perdor Autocad-in se nuk kisha nevojë fare për arkitekt”.
Si ta evitosh : Cdo vendim të marr në projekt duhet të dergohet me email dhe të merret një pergjigje e shkruar per to. Mundësisht edhe me firmë.

5. Oportunistët
Nuk e di a ka klient më negativ se keto të fundit. Këto klient janë ata që zakonisht të sajojnë çdo lloj teorie për të mos bërë pagesa dhe në fund të ditës marrin projektin dhe zhduken.
Këto lloj klientësh duhet të urosh që të mos të kesh fatin ti takosh ndonjëherë, dhe nuk ka ndonjë mënyre konkrete se si ti evitosh.

PS. Sigurisht ky është një kategorizim i përgjithshëm dhe me nota humoristike i asaj çka një arkitekt ndeshet në punën e tij të përditshme, pasi ekzistojnë klient me të cilët puna dhe rezultatet janë mjaft të kënaqshme.

Foto: Studio Modh Architecture, via Archinect

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Translate »