00-A(ulona)!

Komunikimi me njërëz të ndryshëm, që jo domosdoshmerisht kanë lidhje direkte me arkitekturën ka qënë që në fillim një nga synimet e blogut tonë! Ndonjëherë janë pikërisht njërëzit që nuk janë pjesë e botës së arkitekturës që të sjellin një reflektim ndryshe mbi të.

Ky postim vjen në formën e një bisede pyetje-përgjigje, mbi konceptin, lidhjen ose jo  me arkitekturën, mendime personale mbi arkitekturën e vendit tonë, etj.

Dhe nëse nuk e keni kuptuar akoma nga titulli, personazhi që ju ftojmë sot të ndiqni mbi një temë komplet ndryshe nga cka jemi mësuar ta ndjekim, është pikërisht Aulona Musta.

Nuk po e zgjasim më tepër se e dime që jeni kurioz të lexoni atë që na ka treguar Aulona :).

 

aulona musta

00-A : Duke ju falenderuar për disponibilitetin dhe kohën tuaj do te donim t’ju drejtonim disa pyetje  lidhur me atë që ndodhet më afër jush dhe konceptit të arkitekturës: – Shtepia juaj. Jetoni në apartament, vilë, dupleks? Qëndër/Periferi? 

Aulona : Jetoj në një apartament në qendër të Tiranës. Më pëlqen të jetoj në qendër, në mënyrë që ti kem të gjitha gjërat afër. Ideja e një shtëpie në periferi, e ndonjë vile mundësisht më pëlqen, por vetëm nëse do ishte shtëpi e dytë, për të kaluar fundjavat.

00-A : Mobilimi i shtepisë tuaj është bërë nga një profesionist apo nga vet ju? Nëse nga profesionistë, a kanë kuptuar ata plotësisht iden tuaj mbi arredimin e shtëpisë?

Aulona : Jo, është bërë nga vetë ne, unë dhe bashkëshorti im. Në fakt, më shumë është dora dhe shija e tij, sepse në cështje arredimi e pranoj, është shumë më i zoti se sa unë.

00-A : Si do ta pershkruanit stilin tuaj në arredimin e brëndshëm? (Modern/Klasik/Vintage/..? Ngjyrat e preferuara në ambjente? Lidhja me hapësirën? Sasia e dritës? Gjelbërimi dhe raporti juaj me të?)

Aulona : Modern dhe minimalist. Në këtë pikë kemi patur ide të kundërta me bashkëshortin tim, pasi ai është shumë minimalist në shije, mundësisht një divan dhe televizorin (hahaha), ndërkohë që unë jam ndryshe, më pëlqen pak “rrëmuja” në shtëpi, të kem shumë gjëra. Megjithatë jemi përpjekur të gjejmë një rrugë të mesme, por duke anuar më shumë nga arredimi minimalist. Ide të kundërta kemi patur dhe sa i përket ngjyrave. Unë jam një person që ngjyrat i dashuroj dhe dëshira ime do të ishte të kisha një shtëpi të mbushur me ngjyra, por në fakt kemi qëndruar më shumë tek ngjyrat e tokës. Por më pëlqen, më pëlqen…

00-A : Ambjenti më i rëndesishëm në shtepi për ju?

Aulona : Cdo ambjent në momente të caktuara të ditës dhe të natës merr një rëndësi të caktur. Më pëlqen shumë kuzhina, kur më kap ajo dëshira e madhe për të gatuar. Më pëlqen dhoma e ndenjes, darkave, kur vëmë vajzën në gjumë dhe më në fund kemi pak kohë për njëri tjetrin me partnerin. Më pëlqen tualeti, sidomos kur nuk kam vajzën në shtëpi dhe mund të shijojë disa minuta të gjata në dush. Më pëlqen dhoma e gjumit, ku shplodh “kockat” në fund të ditës. Nuk i ndaj dot, jo…janë njësoj të rëndësishme të gjitha.

00-A : A keni ndonjë koleksion dhe nëse po çfarë pozicioni zë në shtëpinë tuaj?

Aulona : Jo, nuk kam qenë asnjëherë koleksioniste objektesh.

00-A : Nese do donit të bënit një ndryshim në një kënd të caktuar të shtëpise tuaj, cili do të ishte dhe si do vepronit për të arritur synimin tuaj?

Ne sapo kemi hyrë në shtëpinë tonë të re, kështu që të gjitha gjërat janë ende të reja dhe akoma s’jam mërzitur me pamjen e shtëpisë. Mbase, e vetmja gjë që do të doja të kisha ndryshe është një vaskë me hidromasazh…ehhhh

00-A : Mendoni se njerëzit në vëndin tonë e kuptojnë rendesine e një arkitekti ne arredimin e brendshem të shtëpive apo bizneseve të tyre?

Aulona : Kam përshtypjen që vetëm një pjesë e vogël. Edhe pse ka filluar të përphapet shumë si profesion dhe shumë njerëz zgjedhin t’I  besojnë arkitektit në arredimin e ambjenteve të tyre, familjare, apo biznesi, sërish është një numër shumë i vogël, sepse pjesa më e madhe ende zgjedhin ti besojnë shijeve të tyre. Shumë të tjerë do të donin të merrnin një arkitekt, por është pamunësia ekonomike që nuk ja lejon një gjë të tillë.

00-A : Cila është ndërtesa juaj e preferuar në Tiranë?

Aulona : Kisha e re Orthodokse që është ndërtuar pak kohë më parë. Më pëlqen shumë nga jashtë, ashtu edhe nga brenda.

64_big section1-1

00-A : Cdo ditë shihen kulla të larta që “mbijnë” nga të gjitha anët në panoramën e qytetit të Tiranës? Çfarë mendimi keni ju mbi to? Pasurojnë akoma më shumë konglomeratin e stileve arkitekture të vendit tonë apo janë një e keqe që edhe mund t’ja kishim kursyer qytetit?

Aulona : Një e keqe e madhe shumë. Një gangrene e këtij qyteti. Për mua cdo ndërtesë në Tiranë, edhe më e bukura, duket shumë e shëmtuar duke qenë se nuk është në vendin e duhur, nuk ka “fqinjët” e duhura, thjesht ndërtesa që ngulin themelin andej këtej dhe nuk janë në harmoni me asgjë që i rrethon. Kam shëtitur në disa vende, edhe në ato fqinje, por nuk kam parë në asnjë vend qytete më të shëmtuara për syrin sa i përket ndërtimeve pa asnjë lidhje me njëra tjetrën, se sa Tirana. Qytet pa identitet, pa të shkuar e pa të ardhme, kështu do ta cilësoja nga ana arkitekturore Tiranën,

00-A : Imagjinoni sikur jeni në Paris, Londer, Rome, Berlin, Milano, etj. Për cfarë ju ka ndodhur që të thonit: “Ah sikur ta kisha edhe në Tirane dicka të tillë!”

Aulona : Për gjithcka! Duke filluar nga lehtësirat e rrugës, ato gjëra bazike që cdo qytet duhet ti ketë, si vijat e bardha, apo vende të posacme ku kalojnë personat me aftësi të kufizuar, apo nënat me karrocë, e duke përfunduar tek ndërtesat magjike, jo për shkak të luksit, por të historisë që mbartin.

P.S Kjo bisede u mundesua nga dashamiresia dhe thjeshtesia e Aulones per t’ju pergjigjur pyetjeve tona :p :p .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Translate »